Video

Kryeministri Rama pret Presidentin e Maqedonisë Ivanov
18 Shtator 2013

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidentin e Maqedonisë Gjeorge Ivanov, me të cilin shkëmbyen pikëpamjet lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe rrugën e përbashkët drejt të ardhmes evropiane. Kryeministri Rama gjatë takimit, por edhe në deklaratën e përbashkët për media u shpreh se për qeverinë e Shqipërisë integriteti i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm.