Video

Për një ekonomi dinamike dhe të integruar
19 Shtator 2013

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur bindjen dhe angazhimin për një audit ndërkombëtar të financave të vendit. Duke folur në Konferencën me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore; piketat e politikave dhe perspektiva e biznesit”, organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Qendra e Studimeve për Europën Juglindore e Oksfordit, Kryeministri theksoi se ky auditim do të bëhet nga një prej katër kompanive më të mëdha ndërkombëtare dhe do të paraqesë pasqyrën reale të ekonomisë dhe të raporteve të shtetit me paranë publike dhe atë private.