Video

Puna për Rilindjen nuk do të reshtë asnjë minutë
11 Shtator 2013

I kemi sjellë Kuvendit të Shqipërisë këtë program qeverisës, të vetëdijshëm se ku duam të shkojmë; me shqiptarët dhe për shqiptarët e Shqipërinë e gjeneratës tjetër; me frymën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit me këdo që ndan me ne jo çdo ide ose bindje, po së paku vetëdijen se Shqipëria është atdheu, kurse Europa është e ardhmja jonë." Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programit Qeverisës 2013-2017 në Kuvend të "Aleancës për Shqipërinë Europian", duke theksuar se do t'u japim shqiptarëve pamje të prekshme të Shqipërisë Europiane që ëndërrojnë dhe meritojnë. Për mua, ka nënvizuar Kryeministri Rama, e gjitha kjo pamje fillon këtu, në këtë sallë, ku për sa më takon do të bëj çmos që t'ju tregoj me sjellje e vepra se ç'do të thotë, ta mirëqeverisësh këtë vend dhe të respektosh veten duke respektuar opozitën. Njësoj si në Europë. Si në Shqipërinë Europiane.