Video

Strukturë të posaçme për prioritetet qeverisëse
24 Shtator 2013

Në takimin e zhvilluar mes Presidentit të Bankës Botërore Jim Yong Kim, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ish Kryeministrit britanik Tony Blair u diskutuan sfidat dhe prioritetet e qeverisë së re.

Pas këtij takimi Kryeministri Rama u shpreh se shumë shpejt do të ngrihet një strukturë e posaçme për prioritetet e qeverisë shqiptare: “Është shumë domethënëse që Presidenti i Bankës Botërore është drejtpërdrejtë i interesuar për të mbështetur Shqipërinë falë programit dhe axhendës së qeverisë sonë dhe që së bashku me kryeministrin Blair ne do të vëmë në jetë shumë shpejt një strukturë të posaçme të arritjes së rezultateve dhe të kalimit të çdo pjesë të programit në procesin e realizimit dhe të përkthimit në rezultate.