DEKLARATË PËR SHTYP

Postuar më: 07 Janar 2015
Kjo histori e shëmtuar marrjeje zvarrë e opinionit publik nëpër labirinthin e baltës së shpifjeve e fyerjeve, me moton "Shpif e shpif se diçka do mbetet!", nuk mund të vazhdojë më tutje pa ballafaqimet e nevojshme përballe organeve të drejtësisë.

Marrëveshjet e Partneritetit Publik Privat

Postuar më: 06 Janar 2015
Viti 2015 do të jetë, sikurse i jam referuar shumë herë, viti i sfidës sonë për të kapërcyer në nivelin tjetër të rritjes ekonomike, duke asistuar në mënyrë aktive sektorë të rinj me potencial të lartë dhe duke prodhuar paketa mbështetëse që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv mbi ekonominë dhe qytetarin.

Itali-Shqipëri, dakordësi për të jetësuar njohjen e pensioneve

Postuar më: 30 Dhjetor 2014
Papa Françesku vendosi të vinte në Tiranë në vizitën e tij të parë në Europë, Matteo Renzi vendosi të vinte në Tiranë në ditën që mbyll semestrin e Presidencës Italiane dhe dua ta falënderoj nga zemra për këtë vizitë që nuk është siç mund të duket një udhëtim për festa por është një mesazh i qartë për mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë dhe për bindjen e shprehur më shumë se një herë nga Kryeministri italian, për domosdoshmërinë e integrimit një orë e më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Projektligji për “lustracionin”, të vendosur të shkëputemi nga e kaluara

Postuar më: 29 Dhjetor 2014
Në fakt është folur shumë për këtë projektligj dhe më në fund, sot kemi draftin e parë konkret, që do t’i shkojë Parlamentit nga qeveria shqiptare, i cili ka disa objektiva. Më lejoni shkurtimisht që të përshkruaj objektivat e këtij projektligji, pra, projektligjit për hapjen e dosjeve, në shqyrtim së shpejti nga Parlamenti i Shqipërisë.

Operacioni i shpëtimit të pasagjerëve në tragetin “Norman Atlantik”

Postuar më: 29 Dhjetor 2014
Unë dua më së pari të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion sa të vështirë aq edhe të komplikuar. Më së pari, për shkak të situatës tejet të vështirë në të cilin ky operacion është bërë, detin në forcën 7-8 ballë, erën e madhe dhe padyshim, natën që shoqëroi gjithë këtë ndërmarrje të jashtëzakonshme, por që më vjen mirë që ka përfunduar, pothuajse, me evakuimin e të patën e 22 shqiptarëve, që ndodheshin në traget, por padyshim edhe të të gjithë pasagjerëve të tjerë.

Kutia e Shërbimeve Publike, aplikacioni më i ri për qytetarët

Postuar më: 03 Dhjetor 2014
Kutia e shërbimeve publike është një aplikim në faqet FB të ministrive, por edhe dhe të kryeministrit, ku qytetarët do të mund të regjistrojnë ankesat dhe denoncimet e tyre për çdo problem që hasin gjatë marrjes së një shërbimi në zyrat e shtetit.

Kush paguan të gjithë borxhin ul kamatëvonesat

Postuar më: 02 Dhjetor 2014
Kush paguan borxhin e plotë, fiton mbrapsht 80% të kamatëvonesës. Kjo mundësi skadon në 28 shkurt, dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë se nuk bëhet fjalë për falje, po për një përfitim të dyanshëm përmes pagesës së plotë të borxhit. Kompania përfiton nga marrja mbrapsht menjëherë e borxhit me vetëm 20% kamatëvonesë, ndërsa konsumatori përfiton 80% të kamatëvonesës nga shlyerja e menjëhershme e borxhit.

Kryeministri Rama përshëndet koalicionin qeverisës PDK-LDK në Kosovë

Postuar më: 21 Nëntor 2014
Si Kryeministër i Shqipërisë dëshiroj t’i siguroj të gjithë qytetarët dhe të gjitha palët politike në Kosovë se Republika e Shqipërisë do të jetë gjithmonë në krah dhe në mbështetje të Kosovës. Ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë mezi pret të fillojë punën e përbashkët me Qeverinë e re të Kosovës për të forcuar partneritetin tonë strategjik dhe për të vazhduar me një shpejtësi të re udhëtimin e nisur në mbledhjen e përbashkët të qeverive në Prizren, si dhe për të çuar përpara, bashkërisht, procesin historik të çelur në Konferencën e Berlinit, duke u bërë një model i përbashkët shqiptar, rajonal i zhvillimit, mirëkuptimit dhe integrimit ballkanik në Europë.

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe Fondi i Punësimit

Postuar më: 19 Nëntor 2014
Muzeu i Bashkëjetesës është një vepër e rëndësishme, sepse krijon institucionin e një vlere kombëtare, me të cilën ne krenohemi, e një vlerë, e cila për hir të së vërtetës edhe nga vendet e zhvilluara është e admirueshme. E nga ana tjetër, meqenëse bëhet fjalë për të njëjtin territor, për të njëjtin pozicion, kjo zgjidhje, leja e ndërtimit e lëshuar në 3 tetor të këtij viti, si dhe vendimi i sotëm për ndërtimin e Muzeut, i hapin rrugën rifillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Informacion mbi situatën dhe masat e ndërmarra

Postuar më: 19 Nëntor 2014
Si rrjedhojë e angazhimit maksimal, me njerëz e mjete logjistike nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, që janë anëtarë të grupit koordinativ, sot situata në vend paraqitet normale në shumicën e qarqeve, si dhe po shkon drejt normalizimit të plotë në qarqet Lezhë dhe Fier.
Sot është bërë publik raporti i Transparency International mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim në të. 25-01-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik