Deklaratë e Zyrës së Kryeministrit

Postuar më: 18 Gusht 2017
Duke i falenderuar ministrat teknikë të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht Zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive

Samiti i Triestes, përfitimet e Shqipërisë në Procesin e Berlinit

Postuar më: 14 Korrik 2017
Projekti është thelbësisht një projekt europian. Mbështetet thelbësisht dhe tërësisht në frymën europiane të bashkëpunimit dhe të ndërveprimit.

Task Forca për zgjedhjet, nesër takimi i tretë nën drejtimin e zv/kryeministres znj. Mandija

Postuar më: 19 Qershor 2017
Nesër me datë 20.06.2017, në orën 15:00, Zv. Kryeministrja Znj. Ledina Mandija si kryesuese e Task Forcës duke u bazuar në pikën nr.25 të VKM nr. 473 datë 01.06.2017 do të zhvillojë mbledhjen e tretë të Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Task Forca për zgjedhjet, sot takimi i dytë nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit znj. Mandija

Postuar më: 16 Qershor 2017
Sot në orën 14:30 në Kryeministri do të zhvillohet takimi i dytë i Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Deklaratë e Zv/Kryeministres Mandija referuar njoftimit nga ana e Policisë së Shtetit

Postuar më: 06 Qershor 2017
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj Drejtorit të Spitalit Rajonal të Beratit, i cili në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe më një deputet të zonës kanë arritur të konsumojnë veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, si dhe përdorimit të funksioneve publike në veprimtari politike ose zgjedhore të parashikuara nga neni 328 dhe 328/a të Kodit Penal të ndryshuar.

Zhvillohet mbledhja e parë e Task-Forcës e kryesuar nga zv/Kryeministrja Mandija

Postuar më: 05 Qershor 2017
Task-Forca do të mblidhet periodikisht dhe gjatë mbledhjeve të saj do të diskutohen çështje dhe problematika që lindin gjatë procesit zgjedhor. Lidhur me këto problematika Task-Forca pritet të miratojë masa dhe rekomandime të ndryshme të cilat do t’u dërgohen për ndjekje ministrive dhe organeve të tyre të varësisë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministres Ledina Mandija

Postuar më: 02 Qershor 2017
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik, në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike.

Zv/kryeministrja Mandija takon kryeprokurorin Llalla

Postuar më: 01 Qershor 2017
Zëvendëskryeministrja, znj. Ledina Mandija zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm z. Adriatik Llalla. Në këtë takim, znj. Mandija bisedoi me Prokurorin e Përgjithshëm për një bashkëpunim maksimal në ndjekjen me përparësi dhe hetimin e rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i kërkuar që kjo të formalizohet dhe përmes një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale.

Deklaratë për shtyp e Departamentit të Administratës Publike

Postuar më: 01 Qershor 2017
Në qartësim të detyrimeve dhe kufizimeve që nëpunësit e administratës kanë gjatë kësaj periudhe zgjedhore, Urdhri i Kryeministrit, i datës 12 maj 2017, ka të parashikuara rregulla të qarta të sjelljes dhe të veprimtarisë për të gjithë titullarët dhe nëpunësit e institucioneve të Administratës Publike, përfshirë edhe shërbimin civil.
Ky Parlament, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, funksionon në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht, të miratuara bashkërisht, me përfshirjen nga ana jonë, kur erdhëm në qeveri dhe ishim shumicë. 12-10-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik