Postuar më : 06 Qershor 2017

Deklaratë e Zv/Kryeministres Mandija referuar njoftimit nga ana e Policisë së Shtetit

Deklaratë e Zv/Kryeministres Mandija referuar njoftimit nga ana e Policisë së Shtetit:

 

Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj Drejtorit të Spitalit Rajonal të Beratit, i cili në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe më një deputet të zonës kanë arritur të konsumojnë veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, si dhe përdorimit të funksioneve publike në veprimtari politike ose zgjedhore të parashikuara nga neni 328 dhe 328/a të Kodit Penal të ndryshuar.

Në këtë kushte, unë i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara dhe të iniciuara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit.

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik