Postuar më : 18 Gusht 2017

Deklaratë e Zyrës së Kryeministrit

Duke i falenderuar ministrat teknikë të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht Zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me të ashtuquajturin Material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2017. 
 
Raporti në fjalë fatkeqësisht komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të Zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë. 
 
Sidoqoftë, Kryeministri i falenderon ministrat teknikë për gjithçka të mirë bënë, apo u përpoqën të bënin gjatë mandatit të tyre të posaçëm. 
 
Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, Kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr, shëndet e suksese të mëtejshme në jetë!

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik