Postuar më : 20 Shtator 2017

Mbështetje për zbatimin e reformës në drejtësi

Deklaratë për shtyp e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

Qeveria shqiptare, me mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj për mbështetjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Në mbledhjen e parë, qeveria mori vendimin për vënien në dispozicion të mjediseve të punës për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sot, qeveria shqiptare bëri një hap tjetër të rëndësishëm. Miratoi vendimin për vënien në dispozicion të ambienteve për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke mundësuar kështu ofrimin e kushteve logjistike dhe infrastrukturore të nevojshme për funksionim e tij.

Me këto dy vendime, qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë infrastrukturore dhe logjistike për organet e vettingut.

Njëkohësisht, qeveria shqiptare është angazhuar dhe shprehur e gatshme për mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen financiare për pagat e stafit të organeve të vettingut, vendim i cili po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve dhe që do të miratohet shumë shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Me përfundimin e këtij procesi, organet e vettingut janë gati për të filluar procesin e vettingut të subjekteve të rivlerësimit.

Gjej rastin, që në emër të qeverisë shqiptare të shprehim angazhimin e plotë të qeverisë për mbështetjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi në respekt të parashikimeve kushtetuese dhe ligjore.  

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik