Postuar më : 19 Qershor 2017

Task Forca për zgjedhjet, nesër takimi i tretë nën drejtimin e zv/kryeministres znj. Mandija

Nesër me datë 20.06.2017, në orën 15:00, Zv. Kryeministrja Znj. Ledina Mandija si kryesuese e Task Forcës duke u bazuar në pikën nr.25 të VKM nr. 473 datë 01.06.2017 do të zhvillojë mbledhjen e tretë të Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Kjo mbledhje bëhet pas shqetësimeve të ngritura nga subjektet politike pranë Zv. Kryeministrit.

Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

1.       Informacion lidhur me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë;

2.       Raportim i posaçëm, të informacionit për kanosje të drejtuesit të subjektit politik LSI, Dega Berat, Z. Krenar Shehu si dhe për rastet e dhunës në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz;

3.       Informacion për shitblerje të votës shoqëruar me rastet e identifikuara deri më sot;

4.       Informacion për planin e masave të hartuar për trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve;

5.       Informacion lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra (nëse ka).

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik