Postuar më : 04 Tetor 2017

Zgjerohet lista që çliron qytetarët nga paraqitja e dokumenteve në institucione publike

Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministres Senida Mesi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

 

Siç jemi zotuar edhe më parë, vazhdojmë të mbajmë premtimin e dhënë në kuadër të planit ambicioz të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe lehtësimin e marrëdhënies së qytetarëve me Administratën Publike, duke ofruar shërbime më eficente, të shpejta, nëpërmjet platformës elektronike E-Albania.

Sot, pas vendimit të marrë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, listës së shërbimeve dhe dokumenteve të reduktuara dhe të ofruara online në portalin e-Albania të nisura me:

-Reduktimin e përdorimit të certifikatave

-Konfirmimin e gjendjes aktive të mjetit

-Autorizimin për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimin për lejen e drejtimit

-Vërtetimin e pensionit dhe kartës së shëndetit

 

I shtohen dhe:

-Kopjet e kartelave të pasurisë

-Kopjet e fragmentit të hartës kadastrale

-Vërtetimet e pronësisë

Barra e vërtetimit i kalon punonjësve të administratës, të cilët nëpërmjet portalit e-Albania i marrin vetë këto dokumente për nevojat apo procedurat e tyre, duke e çliruar tërësisht qytetarin nga ky proces. 

Dua të ndalem posaçërisht në Reduktimin e Përdorimit të Certifikatave, dhe dëshiroj të informoj qytetarët se:

Ju jeni tërësisht të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e certifikatave pranë institucioneve publike,  ndaj,  ju lind e drejta që të refuzoni çdo kërkesë që mund t’ju vijë nga punonjës të Administratës Publike!

Ne jemi maksimalisht të angazhuar, për të vijuar më tej shtimin e listës së shërbimeve të ofruara online dhe përmirësimin e procedurave të tilla, por në të njëjtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin e qytetarëve për ndonjë problematikë teknike që mund të haset gjatë kësaj faze.

Të mos harrojmë,  ky është një hap i rëndësishëm përpara në kuadër të zotimit të qeverisë shqiptare për rindërtimin nga themelet të marrëdhënies së shtetit me qytetarin, gjithmonë në favor të këtij të fundit.

Ju faleminderit!

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik