Rama në Strumë, Fier: Në qershor, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten

Postuar më: 30 Shtator 2016
Sot, ne kemi mijëra hektarë tokë që deri dje nuk punoheshin, jo se njerëzit nuk donin t’i punonin, por se nuk kishin ujë për vaditjen. E trashëguam në 2013 Shqipërinë me afro 130 mijë hektarë që ujiteshin. Në qershor të 2017, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten.

TAP, nis shtrimi i tubacioneve të gazit

Postuar më: 30 Shtator 2016
Ne jemi të vendosur të maksimizojmë përfitimet e këtij projekti strategjik dhe nuk duam të mbetemi vetëm të kufizuar si vendkalim i gazit të Kaspikut për në Europë. Faktikisht, dua ta ritheksoj atë që u tha edhe më parë, që kemi trashëguar një marrëveshje, e cila kishte një boshllëk të madh për përfitueshmërinë direkte dhe simetrike me vendet e tjera të rrugës ku kalon gazsjellësi, në raport me komunitetet.

Ligji i ri nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë

Postuar më: 29 Shtator 2016
Ligji i ri që ne kemi bërë, e para, nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë. E dyta, e ndalon në mënyrë eksplicite djegien apo groposjen e mbetjeve të importuara. E treta, nuk lejon dhënien e licencave për import mbetjesh, për subjekte që nuk zotërojnë dhe nuk administrojnë fabrikën përkatëse që përpunon mbetjet. E katërta, ndalon çdo subjekt që ka një fabrikë që të importojë mbetje brenda listës, më shumë se kapacitetet e veta përpunuese. E pesta, ligji i ri vjen në momentin kur industria jo ricikluese i ka ezauruar të gjitha kapacitetet për të mbledhur më shumë mbetje në vend.

Reformat për fshatin, ende më shumë kemi për të bërë

Postuar më: 27 Shtator 2016
Ne jemi të vetëdijshëm se përpara sesa të shkatërrohej gjithçka sistemi i ujitjes dhe kullimit ishte perfekt, por primitiv. Në kuptimin që nuk ishte një sistem hidraulik, nuk ishte një sistem i mbuluar etj.. Këtu në Divjakë, ne do të fillojmë përpara dhjetorit, investimin e parë modern në të gjithë territorin bujqësor shqiptar me një sistem ujitje hidraulik të mbuluar, ku administrimi i ujit për vaditje do të bëhet me çelës, në mënyrë që të mos ndodhë që të duhet apo jo, uji rrjedh dhe kur më vonë ke një nevojë më shumë për ujë, nuk ke aq sa duhet. Një administrim modern, siç e ka bota normale.

Forumi Ekonomik Shqiptaro-Gjerman

Postuar më: 27 Shtator 2016
Ky forum vjen natyrshëm në vazhdën e një intensifikimi shumë të dëshiruar prej nesh të shkëmbimeve në të gjitha nivelet me Gjermaninë. Kujtoj me kënaqësi që po në këtë sallë, ne ndamë një moment tjetër të rëndësishëm të këtyre marrëdhënieve me Kancelaren Merkel, ashtu sikundër kemi pasur nderin të kemi mik në shtëpinë tonë, ministrin e Jashtëm, Steinmeier. Shenja këto shumë të rëndësishme për rëndësinë që ne i japim jo vetëm Gjermanisë, por për rëndësinë që Gjermania i jep marrëdhënieve me Shqipërinë.

Fakte dhe argumente për mbetjet e riciklueshme

Postuar më: 26 Shtator 2016
Miratimi i këtij ligji e vendos Shqipërinë në përputhje me direktivën 1013 të vitit 2006 të Bashkimit Europian mbi menaxhimin e mbetjeve të gjelbra.

Në rrugën e rilindjes energjitike

Postuar më: 23 Shtator 2016
Hidrocentrali i Banjës është vepra e parë e përfunduar në projektin e madh hidroenergjetik të kaskadës së Devollit. Deri këtu u punësuan rreth 2 mijë punonjës dhe kapaciteti i rezervuarit të këtij hidrocentali ka një volum total prej 400 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe prej 14 kilometra katrorë, e meqë jemi një vend shumë i lidhur me futbollit, sipërfaqja e barabartë me 2 mijë fusha futbolli.

Ja ku ndryshon ligji i vitit 2011 nga ligji i tanishëm për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Postuar më: 22 Shtator 2016
Në ligjin tuaj kishte hapësirë të plotë për dy gjëra që ky ligj i përjashton kategorikisht; kishte hapësirë të plotë për djegien e plehrave të importuara dhe kishte hapësirë të plotë për varrosjen e plehrave të importuara. Ky ligj nuk ka një hapësirë të tillë. Shqipëria nuk hapet ndaj importit të plehrave.

Mashan, Rama: Hapa themelorë për ujë në çdo parcelë.

Postuar më: 20 Shtator 2016
Është një volum i madh pune që është bërë në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtu në bashkinë e re të Gramshit është punuar për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ujë. Në këtë mënyrë, të paktën të sigurohet kushti themelor i punës së çdo fermeri, pra uji në parcelë.

“Muri i Kujtesës”, për të mos harruar

Postuar më: 19 Shtator 2016
Në çdo vend, policia është shëmbëlltyra më domethënëse e shtetit. Pasqyra e parë ku shteti reflektohet në sytë e qytetarëve apo të vizitorëve të një vendi. Thjesht sillni ndërmend se, qysh nga 4 dhjetori i vitit 1912, kur u krijua e para qeveri e Shqipërisë shtet i pavarur, Ministria e Punëve të Brendshme është pjesë e çdo qeverie dhe është e vetmja që është aty, e pandryshuar në asnjë ndryshim qeverie apo sistemi. E megjithatë, deri pak kohë më parë, këtu kemi qenë sëbashku dhe pas kurrizit tim ishte një gërmadhë. Një gërmadhë që i ngjante një kështjelle të pushtuar e pastaj të braktisur, të cilës, siç ndodh me kështjellat e vjetra që janë jashtë vëmendjes, kalimtarët iu kishin hequr tulla pas tullash.
Kam kënaqësinë dhe nderin të jem sot, këtu, për t’i uruar punën më të mbarë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe për t’ju uruar të gjithëve një vazhdim sa më të mbarë dhe sa më të suksesshëm të një pune të madhe, të nisur 3 vjet e gjysmë më parë nga një pikë kritike për Policinë e Shtetit, për të ardhur sot në një pikë ku shumë është bërë, por më shumë mbetet për t’u bërë. 27-03-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik