Konispol, certifikata legalizimi dhe tituj pronësie falas

Postuar më: 16 Dhjetor 2016
Minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh shumë të qartë, që është mesazhi i qeverisë sonë se për ne nuk ka asnjë dallim, përkundrazi, respekt për të gjitha të drejtat. Të gjithë ata që bëjnë zhurmë të madhe në Tiranë apo gjetkë për të drejtën e pronës së minoritarëve në Shqipëri, ja ku e kanë një shembull kuptimplotë sesi respektohet maksimalisht dhe në mënyrë tërësisht të barabartë çdo qytetar, qoftë me kombësi shqiptare, qoftë me kombësi greke.

Paketa e solidaritetit ndan me qytetarët rezultatet e reformave

Postuar më: 15 Dhjetor 2016
Kryefjala sot është përsëri Vetting-u i gjykatësve dhe i prokurorëve që ju e mbani peng. Duke qenë se drejtori ekzekutiv i partisë tuaj (PD) dje përktheu Këshillin Europian dhe iu tha shqiptarëve se në bazë të përkthimit të tij, Këshilli Europian ka thënë se “Shqipëria është një diktaturë afrikane pa zgjedhje”, unë dua të ndaj me ju deklaratën për Shqipërinë të Këshillit. E nëse në këtë deklaratë për Shqipërinë të Këshillit, dikush do të shohë, apo do të ndjejë lidhjen më të vogël me konceptin e diktaturës afrikane, është i mirëpritur të vijë dhe ta denoncojë këtu.

Certifikohen rezultatet e para të reformës në arsim

Postuar më: 14 Dhjetor 2016
Është kënaqësi që jam këtu me ju, përsëri në një mbrëmje tradicionale tanimë për të festuar bashkë me mësueset dhe mësuesit më të dalluar të vitit, festat e fundvitit dhe për ta shfrytëzuar këtë moment për të shprehur drejtpërdrejtë - sepse nëpërmjet Tv besoj që e kemi shprehur mjaftueshmërisht - mirënjohjen për të gjithë ju! Në radhë të parë për të gjitha ju, pastaj për të gjithë ata, që janë këtu bashkë me ju, për punën e madhe që bëni në kushte që besoj janë më të mira se ç’ishin, por janë larg së qeni kushtet që duhet të jenë.

Arsimi profesional, një zgjedhje që garanton punësim

Postuar më: 14 Dhjetor 2016
Ne kemi ndryshuar kurs, e faktikisht kemi bërë një zgjedhje të qartë, duke e adresuar problemin e madh të prapambetjes së thellë në arsimin profesional në radhë të parë, përmes ndryshimit tërësor të modelit. Modeli i ri i arsimit profesional është tërësisht i bazuar tek parimi themelor i sistemit dual gjerman, por jo vetëm, edhe atij zviceran dhe vendeve të tjera, ku shkolla është e lidhur me ndërmarrjen dhe ku cilido që hyn në shkollë, një pjesë të kohës gjatë javës e kalon në klasë e laborator për teori dhe pjesën tjetër e kalon në ndërmarrje për praktikë.

Datën e negociatave tashmë e vendos Shqipëria

Postuar më: 13 Dhjetor 2016
Tek Europa, ne shqiptarët nuk ndahemi dhe përsa na takon ne si forca qeverisëse sot në Shqipëri e kemi të shkruar në programin tonë qeverisës që Europa nuk është udhëtim për të shkuar diku, por për ne shqiptarët është një rrugëtim i brendshëm drejt përmbushjes së një aspiratë kombëtare, për të pasur një shtet modern, demokratik dhe ekonomikisht solid.

Marrëveshje me Bankën Botërore për zhvillim të integruar urban e rritje të turizmit

Postuar më: 13 Dhjetor 2016
Reforma kundër informalitetit, një reformë komplekse, shumë e vështirë, ka dhënë disa rezultate për të cilat mbetemi seriozisht të pakënaqur, por pikërisht duke iu referuar atyre, kemi të gjitha arsyet që të jemi optimistë se edhe në këtë drejtim do të bëjmë pa diskutim sukses.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Poloni

Postuar më: 09 Dhjetor 2016
Shqipëria është një vend ku ka një zhvillim të rëndësishëm edhe manifaktura, e cila tani ka hyrë në një cikël transformimi për të shkuar nga industria fason në industrinë me cikël të mbyllur dhe mbetet shumë atraktive për shkak se kostot e punës janë ende shumë të ulëta, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Çelet në Tiranë Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, RYCO

Postuar më: 08 Dhjetor 2016
Unë besoj shumë që ne mund të bëjmë sëbashku pikërisht atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën. Sigurisht, ne mund ta bëjmë këtë në shkallën e rajonit dhe nuk është pak. Sepse mos harrojmë që ky është ai rajoni që quhej dhe mbeti për një kohë të gjatë me emrin “fuçia e barutit” të Europës, ky është ai rajoni ku plasi një luftë e parë botërore dhe ku lumenjtë e gjakut dhe hendeqet e dasive të forta për 1001 arsye kanë përcaktuar edhe raportet fqinjësore mes nesh për shumë e shumë vite me radhë.

Respekt e dinjitet për ushtarakët

Postuar më: 06 Dhjetor 2016
Nëse distanca me Shqipërinë që kishim na bën të ndjehemi krenarë për çka kemi bërë, distanca me Shqipërinë që duam, patjetër na bën që të jemi të pakënaqur, sepse çka mbetet për t’u bërë është shume më tepër se çfarë është bërë. E mbi të gjitha, unë nuk dua që as ju e askush tjetër, kur ne flasim për arritje, apo kur flasim për rritje rrogash e pensionesh, të mendojë se për ne, kjo mjafton dhe se ju duhet të çoheni në këmbë e të brohorisni, pasi u bë një mrekulli. As kjo mjafton për ne dhe asnjë mrekulli nuk është bërë.

Modernizim i sistemit për të luftuar korrupsionin

Postuar më: 05 Dhjetor 2016
Më lejoni t’ju them edhe se kemi qenë shumë të inkurajuar nga barometri i fundit antikorrupsion i Transparency Internacional, ku Shqipëria është renditur me kuota shumë të larta për vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin. Nuk është gjithçka, por patjetër që është shumë, në kushtet kur perceptimi që përpiqet papushim të krijojë një segment i zëshëm i shoqërisë, që nga disa parti politike tek disa media, është se këtu po bëhet nami i zi dhe këtu korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe sundon mbi fatet e mbi fatin tonë të përbashkët.
“Jepu njerëzve lëmoshë, apo jepu një mjet rrethanor pune dhe ata do të jetojnë vetëm shumë pak më mirë. Jepu atyre arsim dhe ata do ndryshojnë botën”. Këtë maksimë, ne e kemi vendosur në hyrjen e dokumentit të Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar 2014-2020. 13-01-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik