Nis dëmshpërblimi për familjet e përmbytura në vite

Postuar më: 28 Dhjetor 2016
Ju jeni të vetëdijshëm që ne kemi filluar të investojmë për ta transformuar Bashkinë e Krujës. Kemi filluar të investojmë brenda mundësive që kemi, por duke mos e lënë asnjëherë veç mënjanë as Krujën dhe asnjë bashki tjetër, ku ne duam të ndërtojmë njësi të rëndësishme ekonomike pas reformës administrative-territoriale. Reformë që na dha mundësinë që afro 400 komuna dhe bashki t’i kthenim në 61 njësi.

Sot u dha leja e 110.000-të e legalizimit

Postuar më: 27 Dhjetor 2016
110 mijë legalizime ishte një objektiv i paimagjinueshëm deri tre vjet e pak më parë, kur ne erdhëm në qeveri. Sot është një objektiv i realizuar. Në fakt, sëbashku me Drejtorin e ALUIZNI-t e kishim diskutuar se duhet të synojmë 100-mijëshin në fund të vitit 2016. Sot jemi tek 110-mijëshi.

Në Kuvend për çlirimin e Vetting-ut dhe çeljen e negociatave

Postuar më: 22 Dhjetor 2016
Vijmë tek lufta kundër krimit të organizuar. Çuditërisht Komisioni, ndryshe nga zoti Nardi, ndryshe nga zoti Vangjeli, ndryshe nga zoti Beni, ndryshe nga zoti Saliu, thotë: “Arritje në kuadër të goditjes së krimit të organizuar, veçanërisht në goditjen e trafikut të drogës, duke vlerësuar modernizimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit.”

Qeveria, për moshën e tretë 76 milionë USD në 4 muaj

Postuar më: 20 Dhjetor 2016
Është hera e parë që një qeveri vendos 100 milion dollarë. Qeveria e kaluar në 8 vjet mori nga arka e vet dhe çoi në arkën e familjeve, 124 milionë dollarë për rroga dhe për pensione. Kaq! Ne në 1 vit, 100 milionë dhe nëse do të llogarisim rrogat e rritura çdo vit të punonjësve të policisë, bëjnë 140 milionë. Pra, ata 124 milionë në 8 vjet, ne 140 milionë në vetëm 4 vjet. Po të llogarisim edhe paratë e përfituara nga njerëzit nga ulja e taksave në sektorin publik, - janë afro 100, në sektorin privat janë afro 300, - bëjnë 540 milion dollarë që nuk janë më në arkën e shtetit, por janë në arkën e familjeve.

Pas 25 vjetësh më në fund me një zgjidhje për pronat

Postuar më: 19 Dhjetor 2016
500 milionë dollarë ne i kemi vënë në dispozicion të këtij procesi dhe në 8 muaj, 20 milionë janë vënë nga buxheti për këtë proces. Ndërkohë që në 8 vjet ishin vetëm 42 milionë gjithsej dhe ato të shpërndara…mos pyet se nuk po i hyjmë asaj bisede.

Ndryshimi në arsim që na bën krenarë

Postuar më: 18 Dhjetor 2016
Ndryshimi themelor që ka ndodhur në procesin ende të gjatë të transformimit të arsimit në Shqipëri, nën lidershipin e ministres së Arsimit, e cila duhet t’ju bëjë krenare të gjithave ju që jeni këtu, sepse ka qënë mësuese gjimnazi, ka drejtuar një gjimnaz për disa kohë dhe në 25 vjet është ministrja e Arsimit që i ka lënë pas të gjithë profesorët dhe shkencëtarët.

Konispol, certifikata legalizimi dhe tituj pronësie falas

Postuar më: 16 Dhjetor 2016
Minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh shumë të qartë, që është mesazhi i qeverisë sonë se për ne nuk ka asnjë dallim, përkundrazi, respekt për të gjitha të drejtat. Të gjithë ata që bëjnë zhurmë të madhe në Tiranë apo gjetkë për të drejtën e pronës së minoritarëve në Shqipëri, ja ku e kanë një shembull kuptimplotë sesi respektohet maksimalisht dhe në mënyrë tërësisht të barabartë çdo qytetar, qoftë me kombësi shqiptare, qoftë me kombësi greke.

Paketa e solidaritetit ndan me qytetarët rezultatet e reformave

Postuar më: 15 Dhjetor 2016
Kryefjala sot është përsëri Vetting-u i gjykatësve dhe i prokurorëve që ju e mbani peng. Duke qenë se drejtori ekzekutiv i partisë tuaj (PD) dje përktheu Këshillin Europian dhe iu tha shqiptarëve se në bazë të përkthimit të tij, Këshilli Europian ka thënë se “Shqipëria është një diktaturë afrikane pa zgjedhje”, unë dua të ndaj me ju deklaratën për Shqipërinë të Këshillit. E nëse në këtë deklaratë për Shqipërinë të Këshillit, dikush do të shohë, apo do të ndjejë lidhjen më të vogël me konceptin e diktaturës afrikane, është i mirëpritur të vijë dhe ta denoncojë këtu.

Certifikohen rezultatet e para të reformës në arsim

Postuar më: 14 Dhjetor 2016
Është kënaqësi që jam këtu me ju, përsëri në një mbrëmje tradicionale tanimë për të festuar bashkë me mësueset dhe mësuesit më të dalluar të vitit, festat e fundvitit dhe për ta shfrytëzuar këtë moment për të shprehur drejtpërdrejtë - sepse nëpërmjet Tv besoj që e kemi shprehur mjaftueshmërisht - mirënjohjen për të gjithë ju! Në radhë të parë për të gjitha ju, pastaj për të gjithë ata, që janë këtu bashkë me ju, për punën e madhe që bëni në kushte që besoj janë më të mira se ç’ishin, por janë larg së qeni kushtet që duhet të jenë.

Arsimi profesional, një zgjedhje që garanton punësim

Postuar më: 14 Dhjetor 2016
Ne kemi ndryshuar kurs, e faktikisht kemi bërë një zgjedhje të qartë, duke e adresuar problemin e madh të prapambetjes së thellë në arsimin profesional në radhë të parë, përmes ndryshimit tërësor të modelit. Modeli i ri i arsimit profesional është tërësisht i bazuar tek parimi themelor i sistemit dual gjerman, por jo vetëm, edhe atij zviceran dhe vendeve të tjera, ku shkolla është e lidhur me ndërmarrjen dhe ku cilido që hyn në shkollë, një pjesë të kohës gjatë javës e kalon në klasë e laborator për teori dhe pjesën tjetër e kalon në ndërmarrje për praktikë.
Që prej vitit 1930, kur është nënshkruar Traktati i parë për Tregtinë mes Shqipërisë dhe Japonisë, qeveria japoneze ka qenë gjatë gjithë periudhave, kur e ka pasur të mundur, një partner i besueshëm dhe një ndihmës, i gatshëm për të ndikuar pozitivisht zhvillimet në vendin tonë. 22-02-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik