Postuar më : 16 Dhjetor 2016

Konispol, certifikata legalizimi dhe tituj pronësie falas

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në shpërndarjen e certifikatave të legalizimit dhe titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore falas, në Konispol:

 

Më vjen shumë mirë që sot çojmë përpara, në mënyrë shumë të ndjeshme, një proces që praktikisht ishte zero, sepse nga viti 2005 deri në vitin 2013, në zonën e Konispoli nuk është bërë asnjë legalizim. Vetëm 8 legalizime janë bërë në Xarrë. Ndërkohë që sot janë  105 leje që i shtohen 72 të mëparshmëve dhe me 350 aplikime që janë bërë këtu, jam besimplotë që deri në vitin tjetër, Konispoli do të jetë një nga bashkitë e para që e mbyll përfundimisht problemin e legalizimeve dhe ku përfundimisht, të gjithë ata që kanë ndërtuar një shtëpi do të jenë pronarë me titull pronësie të regjistruar dhe edhe me titullin e tokës të regjistruar.

Kështu besoj se përmbushet një zotin dhe jo vetëm një zotim, por edhe një domosdoshmëri për gjithë këtë zonë, ku kam kënaqësinë ta nënvizoj, bashkëjetojnë në harmoni edhe shqiptarë, edhe minoritarë.

Minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh shumë të qartë, që është mesazhi i qeverisë sonë se për ne nuk ka asnjë dallim, përkundrazi, respekt për të gjitha të drejtat. Të gjithë ata që bëjnë zhurmë të madhe në Tiranë apo gjetkë për të drejtën e pronës së minoritarëve në Shqipëri, ja ku e kanë një shembull kuptimplotë sesi respektohet maksimalisht dhe në mënyrë tërësisht të barabartë çdo qytetar, qoftë me kombësi shqiptare, qoftë me kombësi greke.

Për ne ka qenë e qartë me kohë, por tani jam i bindur se po bëhet e qartë dita-ditës, për të gjithë qytetarët minoritarë, se shtëpia e tyre më e sigurt është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Më vjen keq, në fakt, që për arsye vetëm politike, të lidhura me interesa vetëm partiake, ngrihen hera-herës dallgë krejtësisht të panevojshme, në mënyrë artificiale, për t’i fryrë një zjarri që mund të ndizet nëpër media, mund të ndizet nëpër gazeta, mund të ndizet nëpër qarqe politike, por nuk ka asnjë shans të ndizet aty ku shqiptarët dhe minoritarët bashkëjetojnë si vëllezër, si fqinjë, prej kohësh të largëta dhe do të bashkëjetojnë gjithmonë sëbashku. Kjo është në themelet e këtyre komuniteteve dhe këto themele nuk i prek dot politika, sado e mbrapshtë, sado e djallëzuar, sado dinakërisht të përdori situata krejtësisht pa lidhje me qasjen tonë ndaj minoritetit, siç është situata e disa ndërtimeve pa leje në Himarë, pa asnjë lloj lidhjeje.

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik