Kadastra dixhitale, fundi i një çerekshekulli kaos me hartat

Postuar më: 22 Shkurt 2017
Që prej vitit 1930, kur është nënshkruar Traktati i parë për Tregtinë mes Shqipërisë dhe Japonisë, qeveria japoneze ka qenë gjatë gjithë periudhave, kur e ka pasur të mundur, një partner i besueshëm dhe një ndihmës, i gatshëm për të ndikuar pozitivisht zhvillimet në vendin tonë.

Ndërveprimi kulturor në rajon si nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm

Postuar më: 22 Shkurt 2017
Jam shumë krenar të them se në këtë fazë të qeverisjes së vendit, me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme që ne patëm dhe akoma vazhdojmë të kemi, për shkak të një trashëgimie shumë të rëndë përsa i përket financave të shtetit, ne hymë në një program disiplinimi financiar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por rritëm buxhetin për kulturën.

POLICIA QË DUAM

Postuar më: 21 Shkurt 2017
E kam pasur gjithmonë bindje që vrazhdësia është shumë më pak efektive sesa bukuria, përballë kujtdo që është i nxitur të sillet keq në mjedisin publik. Një nga provat e kësaj bindjeje e kanë dhënë të gjitha ato prej jush që janë në rrugë, në kontakt me qytetarët dhe me ata qytetarë që ishin mësuar të parkonin gabim dhe t’ia kthenin me të keq policit.

OSHEE, 4 milionë dollarë investime në Lezhë

Postuar më: 20 Shkurt 2017
Falë reformës, falë faktit që nga gjysma që paguante edhe për gjysmën që vidhte kaluam në një fazë të re, ku të gjithë janë të vetëdijshëm dhe kontribuojnë, jo vetëm që nuk harxhojmë 150 milionë dollarë çdo vit, për të mbushur gropën e vjedhjeve, që të ndezim dritat, por, përkundrazi, kemi filluar të investojmë. Me këtë investim këtu në Lezhë i jepet zgjidhje një problemi gangrenë 25 vjet.

Një mbrëmje speciale në përvjetorin e 9-të të Pavarësisë

Postuar më: 17 Shkurt 2017
Komplimente për punën me shumë shije dhe uroj me gjithë zemër që ky të jetë vërtetë teatër i ri, edhe përsa i takon asaj që do të sjelli në jetën kulturore të Prishtinës dhe Tiranës, të Kosovës dhe Shqipërisë, si një hapësirë ku do të uroja shumë të ndërthureshin trevat, të ndërthureshin dhe gjuhët e Ballkanit dhe gjuhët e mëdha të Europës, në një mjedis ku njerëzit të ndjehen si në një udhëkryq ku bashkohen gjërat e bukura që ndahen mes njerëzve përtej gjuhës, përtej kombit, përtej shtetit.

Mirënjohje përjetë luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës

Postuar më: 17 Shkurt 2017
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë për ceremonitë kremtuese të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zhvilloi sot homazhe në vendprehjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Kryeministri vendosi një kurorë me lule në respekt e mirënjohje ndaj Presidentit të parë të Kosovës.

17 Shkurti, ditë e bekuar për Kosovën e shqiptarët

Postuar më: 16 Shkurt 2017
Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë. Një ditë e shënuar që ende mbart një peshë të jashtëzakonshme, u shpreh Kryeministri Rama, në urimin e tij pas seancës solemne.

Reforma e Shërbimit Konsullor për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër

Postuar më: 15 Shkurt 2017
Sot, ne kemi në kuptimin e gjerë të fjalës një vend që është shumë më i avancuar përsa i përket shërbimeve dixhitale dhe një portal shërbimesh e-Albania, që aktualisht ofron më shumë se 1000 shërbime të këtij lloji për qytetarët, për sipërmarrjen, për administratën.

Nis kompensimi i fermerëve për kafshët e dëmtuara nga dermatoza nodulare

Postuar më: 14 Shkurt 2017
Fushata e zëvendësimit kokë për kokë e kafshëve të dëmtuara do të vazhdojë në të gjithë zonat ku kjo sëmundje u ka shkaktuar dëme familjeve fermere.

170 shkolla të reja nga programi “1 miliardë dollarë për rindërtim”

Postuar më: 13 Shkurt 2017
“1 miliardë për rindërtim” është një program që do të bëjë të mundur realizimin në një kohë shumë të shkurtër të atyre veprave, që përndryshe do të donin një kohë të gjatë, si pasojë e pamundësisë së arkës së shtetit për t’i financuar. Një program që do të sjellë shumë afër të ardhmen, në raport me disa nevoja jetësore, shumë të rëndësishme, për infrastrukturë arsimore, për infrastrukturë shëndetësore, për infrastrukturë rrugore të niveleve të ndryshme. Nga ana tjetër do t’i japë një shtysë të jashtëzakonshme ekonomisë dhe punësimit.
Që prej vitit 1930, kur është nënshkruar Traktati i parë për Tregtinë mes Shqipërisë dhe Japonisë, qeveria japoneze ka qenë gjatë gjithë periudhave, kur e ka pasur të mundur, një partner i besueshëm dhe një ndihmës, i gatshëm për të ndikuar pozitivisht zhvillimet në vendin tonë. 22-02-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik