Të investosh në Shqipëri është idea e duhur

Postuar më: 11 Tetor 2016
“Qeveria Gjermane është donatori më i rëndësishëm për Shqipërinë në 25 vitet e fundit dhe ne nuk mundemi të mos vlerësojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që keni ofruar në vendin tonë në të gjithë fushat, sidomos ato që kanë pasur një rëndësi kritike për njerëzit në kohërat e vështira që kemi përjetuar, duke nisur nga energjia, uji dhe kanalizimet, mbështetja për biznesin e vogël dhe atë të madh, e kështu me radhë.”

Rilindja urbane në Librazhd

Postuar më: 09 Tetor 2016
Kantieret e Rilindjes Urbane përfshinë edhe Librazhdin. Qendra e qytetit, thjesht një hapësirë pa funksion dhe kaotike, nuk ka asgjë të njëjtë me çka qenë para Rilindjes Urbane, nga ana funksionale dhe estetike. “Është ridimensionuar i gjithë sheshi, madje çfarë ka qenë nuk ka lidhje fare më. Ndriçimi, gjelbërimi është bërë nga e para, pllakat e gurit janë të vendosur nga fillimi,” – tha kryetari i bashkisë.

Një qendër e re kombëtare urgjencash

Postuar më: 08 Tetor 2016
Shërbimi i ri i Urgjencës Mjekësore ka kaluar në një fazë të re me ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, nga ku do të koordinohen urgjencat mjekësore në të gjithë territorin. Në godinën e re, ku janë investuar 143 milionë lekë për ndërtimin dhe pajisjet teknologjike, do të instalohet sistemi dixhital i marrjes së urgjencave të çdo lloji dhe përgjigjes në kohë reale, nëpërmjet një numri telefonik të unifikuar, pa pagesë. Shërbimi i ri i qendërzuar zëvendëson sistemin e urgjencës deri më sot të decentralizuar, i cili nuk arrinte t’i plotësonte kërkesat e qytetarëve për këtë shërbim.

Kapitulli i ri bashkëpunimi Qeveri - Bashki - Industri Riciklimi dhe komunitete

Postuar më: 07 Tetor 2016
Beteja e radhës është një betejë shumë e rëndësishme, e barazvlefshme për nga ambicia dhe vështirësitë me çka kemi bërë lidhur me energjinë, lidhur me ndërtimet pa leje dhe në disa fusha të tjera, ku ka dhe një domosdoshmëri jetike për të imponuar një kthesë rrënjësore, në radhë të parë duke filluar të ndalojmë inercinë e së shkuarës.

Të vendosur për të çuar përpara reformën në drejtësi

Postuar më: 06 Tetor 2016
Sot axhenda e këtij Kuvendi është vazhdimi me vendosmëri i rrugës për të çuar përpara reformën, do apo nuk do PD, i pëlqen apo nuk i pëlqen PD, voton apo nuk voton PD.

Pas përmirësimit të projektit, fillojnë punimet në rrugën Qukës – Qafë Plloç

Postuar më: 05 Tetor 2016
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi si dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ishte në kantierin e kësaj vepre.

Riciklim Ripërdorim Reduktim

Postuar më: 04 Tetor 2016
Prej 3 vitesh në këtë shkollë funksionon edhe Klubi i Ekologjistëve, ECO-CLUB, një nismë e nxënësve me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë, duke filluar që në moshë të hershme, për ruajtjen e mjedisit me anë të reduktimit dhe ripërdorimit të mbetjeve përmes riciklimit. Shkolla është pjesë e programit për ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve, program i shtrirë në të gjithë shkollat e qytetit. Në çdo kat të shkollës janë vendosur kosha me ngjyra për ndarjen në burim të mbetjeve plastike, xham, letër dhe mbetje organike. Kryeministri ndoqi një orë mësimore, e emërtuar prej tyre “ora e gjelbër”, ku ishin vetë nxënësit që shpjeguan idenë, sfidat dhe gjetjet e një studimi të bërë prej tyre për riciklimin e mbetjeve.

Rilindje Urbane Maliq

Postuar më: 04 Tetor 2016
Gjatë vizitës në Maliq, Kryeministri Rama inspektoi në fshatin Drithas avancimin e punimeve për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese, pas më shumë se 25 vitesh. Ky kanal shton sipërfaqe nën ujë rreth 300 hektarë, në njësitë administrativë të Libonikut. Falë edhe projektit që qeveria po bën për kaskadën në lumin e Lunavecit, këto toka kalojnë nën ujë të gjitha dhe është një nga investimet më të rëndësishme për Maliqin.

Qeveria partnere e familjes fermere

Postuar më: 04 Tetor 2016
Ne jemi shumë të vetëdijshëm për pritshmëritë e larta të njerëzve dhe për padurimin e njerëzve sepse kanë 20 e ca vjet që durojnë, por nga ana tjetër është e qartë që me mundësitë që kemi duke i shfrytëzuar ato maksimalisht me kohën që kemi në dispozicion nuk është se mund të bënim edhe më shumë se kaq, pasi çfarë është shkatërruar në 20 e ca vite nuk mund të rindërtohet përsëmbari në vetëm 3 vjet.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, rilindja e një thesari

Postuar më: 03 Tetor 2016
Në këtë ditë, që është një ditë e shënuar jo vetëm për Korçën e ku na takon të celebrojmë jo thjesht Muzeun, por edhe një punë që unë besoj, do të shënohet si një punë e jashtëzakonshme në këto 25 vite bërë nga Ministria e Kulturës, nën drejtimin e ministres Kumbaro.
Shqipëria dhe Singapori mund ta tejkalojnë distancën si pengesë dhe të shfrytëzojnë avantazhet që ofrojnë ekonomitë e dy vendeve. Në vitin 2016, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve shënuan rritje të konsiderueshme, por janë ende larg potencialit të tyre. 19-01-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik