Në gatishmëri për emergjencën e motit

Postuar më: 05 Janar 2017
Dua t’i siguroj të gjithë se gjithë strukturat e shtetit janë të angazhuara me një mobilizim të plotë prej disa ditësh.

2017, viti i programit më të madh të investimeve, 1 miliardë euro

Postuar më: 30 Dhjetor 2016
Patjetër që ky ka qënë një vit shumë i rëndësishëm, përveçse për ekonominë dhe për drejtësinë, ku si në sektorët e tjerë thjeshtë janë vendosur gurët e parë të themelit të një ngrehine të re të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Dhurata për fëmijët e kryeqytetit në këtë fundviti

Postuar më: 29 Dhjetor 2016
Shtëpia e re e artit, investim prej 65 milion lekësh rilindi në ngrehinën e vjetër, aspak funksionale, me kushte tejet të papërshtatshme, e cila u rikonstruktua tërësisht dhe u shndërrua në mjedise plot fantazi, ku fëmijët mësojnë dhe argëtohen.

“Bleta e Artë 2016”

Postuar më: 28 Dhjetor 2016
Sonte, unë dua të falënderoj të gjithë ata ndër ju që janë këtu, ose që s’janë këtu, të cilët i janë bashkuar përpjekjes sonë të madhe për reformimin rrënjësor të arsimit profesional dhe për transformimin e tij nga një “refugium peccatorum” e braktisur, ku strehoheshin viktimat terminale të një sistemi arsimor komplet të rrënuar dhe jashtë çdo standardi, në një gjenerator të punësimit në Shqipëri.

Nis dëmshpërblimi për familjet e përmbytura në vite

Postuar më: 28 Dhjetor 2016
Ju jeni të vetëdijshëm që ne kemi filluar të investojmë për ta transformuar Bashkinë e Krujës. Kemi filluar të investojmë brenda mundësive që kemi, por duke mos e lënë asnjëherë veç mënjanë as Krujën dhe asnjë bashki tjetër, ku ne duam të ndërtojmë njësi të rëndësishme ekonomike pas reformës administrative-territoriale. Reformë që na dha mundësinë që afro 400 komuna dhe bashki t’i kthenim në 61 njësi.

Një urim i veçantë për më të moshuarit

Postuar më: 28 Dhjetor 2016
Kryeministri Edi Rama festoi sot me të moshuarit në Qendrën Rezidenciale të përkujdesit në Tiranë, e cila ndryshe nga vitet e tjera vjen me infrastrukture të transformuar dhe ofron për të moshuarit kushte më të mira jetese.

Sot u dha leja e 110.000-të e legalizimit

Postuar më: 27 Dhjetor 2016
110 mijë legalizime ishte një objektiv i paimagjinueshëm deri tre vjet e pak më parë, kur ne erdhëm në qeveri. Sot është një objektiv i realizuar. Në fakt, sëbashku me Drejtorin e ALUIZNI-t e kishim diskutuar se duhet të synojmë 100-mijëshin në fund të vitit 2016. Sot jemi tek 110-mijëshi.

"Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”

Postuar më: 24 Dhjetor 2016
Për të gjithë ata që duan ta shfaqin urimin e tyre mbi murin e Kryeministrisë mund ta bëjnë këtë fare thjesht, duke dërguar urimin e tyre në numrin 0674433555, ose në faqen e Facebook: "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”.

Në Kuvend për çlirimin e Vetting-ut dhe çeljen e negociatave

Postuar më: 22 Dhjetor 2016
Vijmë tek lufta kundër krimit të organizuar. Çuditërisht Komisioni, ndryshe nga zoti Nardi, ndryshe nga zoti Vangjeli, ndryshe nga zoti Beni, ndryshe nga zoti Saliu, thotë: “Arritje në kuadër të goditjes së krimit të organizuar, veçanërisht në goditjen e trafikut të drogës, duke vlerësuar modernizimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit.”

Qeveria, për moshën e tretë 76 milionë USD në 4 muaj

Postuar më: 20 Dhjetor 2016
Është hera e parë që një qeveri vendos 100 milion dollarë. Qeveria e kaluar në 8 vjet mori nga arka e vet dhe çoi në arkën e familjeve, 124 milionë dollarë për rroga dhe për pensione. Kaq! Ne në 1 vit, 100 milionë dhe nëse do të llogarisim rrogat e rritura çdo vit të punonjësve të policisë, bëjnë 140 milionë. Pra, ata 124 milionë në 8 vjet, ne 140 milionë në vetëm 4 vjet. Po të llogarisim edhe paratë e përfituara nga njerëzit nga ulja e taksave në sektorin publik, - janë afro 100, në sektorin privat janë afro 300, - bëjnë 540 milion dollarë që nuk janë më në arkën e shtetit, por janë në arkën e familjeve.
Shqipëria dhe Singapori mund ta tejkalojnë distancën si pengesë dhe të shfrytëzojnë avantazhet që ofrojnë ekonomitë e dy vendeve. Në vitin 2016, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve shënuan rritje të konsiderueshme, por janë ende larg potencialit të tyre. 19-01-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik