Investime që po transformojnë Krujën

Postuar më: 21 Qershor 2017
Qytetarët në Krujë, për të marrë një shërbim publik nuk presin në zyra e radhë të gjata e të lodhshme, por tashmë e marrin atë në një sportel të vetëm. ADISA, qendra e shërbimeve të integruara, që ka nisur së fundmi funksionimin u ka shmangur qytetarëve sorollatjet në zyra.

Task Forca për zgjedhjet, sot takimi i katërt

Postuar më: 21 Qershor 2017
Në drejtimin e zëvendëskryeministrit, znj. Ledina Mandija, sot në datë 21.06.2017, në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Task Forcës.

Bulevardi i Ri i Tiranës

Postuar më: 20 Qershor 2017
Tirana sot, falë gjithë këtyre transformimeve, është një vend ku ka shumë më tepër dëshirë për të bërë biznes, ku ka shumë më tepër dëshirë për të blerë një shtëpi, ku ka shumë më tepër dëshirë për të ndërtuar jetën dhe ku ka shumë më tepër dëshirë për të ardhur e për ta vizituar.

Zhvillohet mbledhja e tretë Task Forcës.

Postuar më: 20 Qershor 2017
Sot u zhvillua mbledhja e tretë e Task-Forcës (grupit ndërinstitucional) të ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Task Forca për zgjedhjet, nesër takimi i tretë nën drejtimin e zv/kryeministres znj. Mandija

Postuar më: 19 Qershor 2017
Nesër me datë 20.06.2017, në orën 15:00, Zv. Kryeministrja Znj. Ledina Mandija si kryesuese e Task Forcës duke u bazuar në pikën nr.25 të VKM nr. 473 datë 01.06.2017 do të zhvillojë mbledhjen e tretë të Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Hap dyert teatri i rilindur Andon Zako Çajupi në Korçë

Postuar më: 18 Qershor 2017
Ka patur gjithmonë në Korçë një lloj rivaliteti mes teatrit dhe jetës qytetare, në ngjashmëri me skenën. Dekori i këtij qyteti që filloi të pulsonte me një ritëm të shfrenuar estetik dhe social nga mesi i shekullit XIX, kur erdhën drejt Korçës venat plot gjak të ri nga krahinat më kreative dhe më sipërmarrëse të toskërisë i është përshtatur pareshtur gumëzhimës së arteve të bukura.

Vettingu hap një kapitull të ri në historinë tonë të përbashkët

Postuar më: 17 Qershor 2017
Vetting-u është jo vetëm gjëja e duhur, por është kaq e vonuar dhe kaq e domosdoshme, saqë ka mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar, pavarësisht majtas apo djathtas. E nëse Vetting-u është vonuar deri këtu, për këtë përgjegjës jeni ju në radhë të parë, ti Jozefinë, bashkë me të tjerët këtu dhe pastaj mund të fillojmë të diskutojmë se kush i ka përgjegjësitë e viteve dhe viteve që kanë ikur.

Mbledhja e dytë e Task Forcës për Zgjedhjet

Postuar më: 16 Qershor 2017
Referuar nenit 28 të VKM 473, datë 1.06.2017 “Për marrjen e masave dhe marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, TASK FORCA komunikon me publikun në lidhje me cështjet e shqyrtuara dhe masast e marra në mbledhjen e saj të datës 16 Qershor 2017.

Task Forca për zgjedhjet, sot takimi i dytë nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit znj. Mandija

Postuar më: 16 Qershor 2017
Sot në orën 14:30 në Kryeministri do të zhvillohet takimi i dytë i Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Tepelena e rilindur pas vitesh harresë

Postuar më: 15 Qershor 2017
Rilindja Urbane i ka dhënë një imazh krejt të ri qytetit të Memaliajt. Falë këtij projekti të qeverisë, sheshi i qytetit, i njohur ndryshe si “qyteti i minatorit”, pas rikonstruksionit i ofrohet qytetarëve tërësisht i dedikuar për ta, i çliruar nga automjetet, me gjelbërim, stola dhe monumentet e historisë së kësaj krahine të rehabilituara nga pluhuri i harresës.
Nëse doni t’i jepni vetes një mundësi, që të dilni nga kjo punë me dinjitetin minimal, jepni dorëheqjen që të gjithë, pa asnjë përjashtim. 27-07-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik