Investime për sportin në shkolla dhe komunitete

Postuar më: 08 Nëntor 2015
Mbrëmjen e së shtunës, Kryeministri Rama inspektoi në Korçë, terrenet sportive të sapopërfunduara të shkollës “Raqi Qirinxhi”, një nga 44 terrenet e reja, të ndërtuara në të gjithë vendin në funksiontë shndërrimit të shkollave në qendra të ndërveprimit në komunitet. Me investim të qeverisë, kësaj shkolle i janë shtuar një fushë volejbolli dhe basketbolli, një fushe futbolli, dy fusha tenisi, si dhe dy fusha të mëdha shahu.

“Fitimtarët”, ekipi çelës në sukses

Postuar më: 06 Nëntor 2015
Me një diskutim interaktiv u promovua sot, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, libri “Fitimtarët” i Alastair Campbell. Një libër mbi rrugën drejt suksesit, përmes rrëfimit të shembujve të suksesit, nga sportistët elitarë tek menaxherët e lartë, nga udhëheqësit e vendeve tek ata të kompanive globale të biznesit.

Kryeministri Edi Rama takon Ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière

Postuar më: 06 Nëntor 2015
Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare është thellësisht e angazhuar që të marrë pjesë dhe të ofrojë gjithë mbështetjen e saj, në përpjekjet e përbashkëta të komunitetit europian për të dhënë zgjidhjen më të mirë çështjes së emigrantëve.

Buxheti faktik 2014, konsolidim fiskal, shlyerje borxheve të prapambetura

Postuar më: 05 Nëntor 2015
Vitin e kaluar buxheti përmbajti zotimin ndaj biznesit të vogël dhe ndaj gjithë të punësuarve. U hoq fare taksa e famshme e biznesit të vogël dhe u ul 50% tatimi i fitimit mbi biznesin e vogël, gjë e cila sigurisht ndikoi pozitivisht tek sipërmarrja e vogël. U ul tatimi mbi pagën dhe përfituan 97% e shqiptarëve që kishin një rrogë në publik apo në privat. Sot, falë uljes së tatimit mbi pagën, një infermiere, një polic, një mjek, një nëpunës, por dhe një i punësuar në sektorin privat merr më shumë seç merrte në kohën tuaj.

25 vjet nga mesha që rilindi Zotin për shqiptarët

Postuar më: 04 Nëntor 2015
“Mesha katolike nuk ka frymëzuar vetëm mistikët, por edhe poetët, filozofët, muzikantët, arkitektët, piktorët dhe skulptorët në çdo vend e në çdo epokë. Prandaj ky rit i përket jo vetëm klerikëve katolikë dhe besimtarëve, por gjithë kulturës së përbotshme në civilizimin materialist dhe teknokratik në të cilin jetojmë, që i kanoset përditë e më shumë inteligjencës dhe jetës së shpirtit në shprehjen e saj krijuese më fillestare, fjala dhe veprat, do të ishte çnjerëzore të privohej njeriu nga kjo formë shprehjeje, pra, nga riti katolik që është një nga shfaqet më madhështorë të natyrës poetike të vetë njeriut.”

2016-ta viti i hapjes së negociatave për anëtarësim në BE

Postuar më: 03 Nëntor 2015
Ne jemi plotësisht dakord, të paktën në këtë spektër politik të Europës, që viti i ardhshëm duhet të jetë viti i hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, bazuar në gjithë ecurinë e qëndrueshme dhe të vendosur të qeverisë shqiptare dhe të shumicës së qeverisë, për të çuar përpara një proces të gjerë reformash shtetndërtuese.

Arsimi profesional mundësi reale për punësimin e të rinjve

Postuar më: 03 Nëntor 2015
Jemi në drejtimin e duhur, por padyshim do të na duhet shumë këmbëngulje, shumë përpjekje dhe shumë durim. Përndryshe nuk ka asnjë stacion tjetër, përveçse të kthehemi mbrapa. Të kthehemi mbrapa, të mbyllim sytë e të themi “o Zot bëje ëndërr, se kjo s’duhet të jetë e vërtetë. Nesër shohim e bëjmë, sot për sot tek kafja ta trajtojmë këtë çështje”.

Lehtësim biznesit të vogël, hiqet taksa për tregtarët ambulant dhe për zejet

Postuar më: 02 Nëntor 2015
Ne jemi shumë të vetëdijshëm se në këtë operacion ka një rrezik dhe këtë rrezik, ne duam ta përballojmë së bashku me ju. Rreziku është që operacioni të dëmtojë edhe ata, të cilët janë në rregull. Fjala vjen, nëse administrata troket pa arsye, ose gjen arsye për të trokitur edhe kur ka trokitur një here, dy e tre herë dhe për të kërkuar prapë e prapë e prapë, të njëjtat gjëra që ka kërkuar edhe një javë më parë, kjo e cenon rëndë klimën e biznesit dhe psikologjinë e kujtdo që merret me biznes.

Lufta kundër informalitetit, në ndihmë të bizneseve të ndershme

Postuar më: 31 Tetor 2015
Po të mos ishin këto reforma, sot këtu nuk do të kishim drita. As këtu dhe as kudo. Po të mos ishin këto reforma, sot nuk do të ishim në gjendje të flisnim për perspektivën e uljes së taksave dhe të rritjes së rrogave, por do të ishim duke i shkurtuar rrogat. Mund të thonë çfarë të duan dhe mund të predikojnë çfarë të duan, jemi i vetmi vend i prekur nga kriza si të tjerët, që nuk ka prekur rroga, nuk ka prekur pensione. Të tjerët të gjithë kanë prekur rroga dhe pensione.

Kryeministri Edi Rama viziton “Sallonin e Artistëve tё Rinj Shqiptarë”

Postuar më: 31 Tetor 2015
Kryeministri ndoqi me interes punimet e 13 artistëve tё rinj, tё përzgjedhur nga një juri e pёrbёrё nga emra tё artit francezë. Punimet qё shtrihen nga piktura, vizitami, instalacionet tek video dhe filmi.
Kryeministri Cazeneuve vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe ecurinë e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, përpjekjet e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 28-03-2017
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik