Postuar më : 14 Mars 2017

Dita e Verës në Elbasanin e rilindur

Një paradite ndryshe ishte sot për Kryeministri Edi Rama. Pas inaugurimit të Pazarit të Ri në Tiranë, Kryeministri iu bashkua festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, aty ku festa e natyrës ka traditën e saj.  Në parkun dhe sheshin qendror të qytetit, të transformuar në një hapësirë rekreacioni nga programi i Rilindjes Urbane, Kryeministri Rama iu bashkua qytetarëve në aktivitetet e shumta të organizuara nga bashkia. “Gëzuar dhe mbarësi!” ishte urimi që Kryeministri shkëmbeu me vendas dhe qytetarë të panumërt që kishin ardhur enkas për Ditën e Verës në Elbasan.      

“Kënaqësi e veçantë, nga Tirana e Pazarit të Ri të rilindur në Elbasan, ku po përfundon parku i ri i portokalleve të qytetit, - u shpreh Kryeministri, - në një ditë feste, që traditën e saj e ka këtu në këtë qytet, banorëve të të cilit, por dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, u uroj gëzuar dhe sa më shumë mbarësi!

Ju siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar rrënjësisht qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ashtu do vazhdojmë të punojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë.

Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.”

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik