Postuar më : 10 Maj 2017

Incentivat që rritën biznesin

Me dy grante të përfituara nga skemat e qeverisë për mbështetjen e prodhimit, kompania “Erzeni”, sot një prej markave të njohura të qumështit dhe nënprodukteve të tij në tregun shqiptar dhe jo vetëm, ka rritur kapacitetet prodhuese deri në 30 ton në ditë, por edhe cilësinë e produkteve. Falë heqjes së TVSH për makineritë e prodhimit dhe nëpërmjet grantit të qeverisë në vitin 2015, prej 40 milionë lekësh, sipërmarrësi ka investuar në ngritjen e mjediseve frigoriferike dhe në teknologji të standardeve më të larta për përmirësimin e cilësisë së produkteve. Në vitin 2016, me një grand të dytë po prej 40 milionë lekësh ka investuar për sistemin CIPS dhe komandimin elektronik të fabrikës. Ndërkohë që falë zgjerimit të aktivitetit të saj, në të gjithë zinxhirin e prodhimit kompania angazhon 4500 fermerë nga zona të ndryshme të vendit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Blendi Klosi e Juliana Memaj kryetarja e Bashkisë Ura Vajgurore, ku është vendosur edhe ky biznes, ka parë nga afër ambientet e kësaj fabrike, ku është njohur edhe me rezultatet e prekshme të mbështetjes financiare te qeverisë.

 “Jemi shtrirë në të gjithë territorin pothuajse, në tregun shqiptar dhe tani po luftojmë për të eksportuar. Në Kosovë, ndoshta këtë javë do fillojmë. Kemi pasur oferta nga Dubai. Një falenderim për qeverinë shqiptare, pasi nëpërmjet granteve të saj kemi bërë disa investime që kanë përmirësuar cilësinë e produkteve tona, në teknologji dhe në punësim. Sot ne kemi të punësuar gati 300 punëtorë dhe kemi lidhje me rreth 4500 fermerë, duke përfshirë nga Vlora, Berati, një pjesë të Elbasanit. U rimbursua TVSH-ja e qumështit dhe jemi shumë të kënaqur me këtë,” – shpjegoi sipërmarrësi investimin, që e nisi si biznes të vogël familjar, për t’u kthyer në një markë në treg.

Në një bashkëbisedim që pati në ambientet e fabrikës me grumbulluesit e qarkut Berat, Kryeministri bëri thirrje për bashkimin e fermerëve, pasi copëzimi në njësi të vogla rrit kostot e prodhimit e të produktit. 

 “Ne nuk duam ta inkurajojmë vazhdimin e një situate copëtimi. Ne duam të inkurajojmë bashkimin, që do të thotë, ulim kostot. Ju e dini shumë mirë, njësia e vogël ka kosto të madhe. Po qe se bashkohemi, ulim kostot dhe fitojmë dhe subvencione. Duke mbështetur grumbulluesit krijon një pikë graviteti që krijon një rrjet. Ky rrjet duhet të fillojë të jetë më shumë sa ç’është sot, në kuptimin, që ti ke një ha serë dhe u thua bashkohemi bashkë, se duke u zgjeruar, ne rrisim prodhimin, rrisim tregun. Bën ato subvencionimet me vite të tëra, po ç’dhanë si rezultat? Hidh këtu e hidh atje, nuk japin gjë. Kurse përqendrimi te pikat e gravitetit bën që të gjithë të tjerët afrohen dhe kuptojnë fitimin.”

Qarku i Beratit është një ndër zonat intensive bujqësore të vendit. Kryebashkiakja Memaj theksoi se vitet e fundit janë shtuar investimet në bujqësi, ku prioritet ka qenë pastrimi i kanaleve kulluese.      

“Prodhojnë gati 54 mijë ton fruta-perime dhe gati 42 mijë ton prej tyre eksportohen jashtë. Me dy ekskavatorët që përfitoi bashkia jonë kemi bërë një punë intensive për hapjen e kanaleve kullues dhe gati gjysma e tyre ka përfunduar. Edhe me infrastrukturën rrugore është punuar. Jemi duke punuar me rrugën e tregjeve në fshatin Drenovicë. Kemi aplikuar te FSHZH për të përfituar nga  programi “Një Miliard për Rindërtim”.

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik