Postuar më : 02 Gusht 2017

Mbahet Samiti i Kartës së Adriatikut me Zëvendëspresidentin amerikan Pence

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Samitin e posaçëm të Kartës së Adriatikut që u mbajt më datë 2 gusht në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në praninë e  Zëvendëspresidentit të SHBA-ve, z. Michael R. Pence dhe krerëve të shteteve dhe qeverive të rajonit.

Samiti ishte një moment i përshtatshëm për vendet e rajonit për të ritheksuar edhe një herë me palën amerikane rëndësinë strategjike të hapësirës adriatike, si dhe për të ritheksuar vendosmërinë e vendeve të Kartës për të jetësuar integrimin e plotë euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij në çelje të punimeve të Samitit, Zëvendëspresidenti Pence u shpreh se si "i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump kam ardhur këtu për të përshëndetur progresin e Ballkanit Perëndimor. Duke afruar Adriatikun me Atlantikun do mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë jo vetëm për rajonin, por për gjithë Perëndimin".

Takimet bilaterale me Zëvendëspresidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, rikonfirmuan vullnetin për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.

Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të situatës.

 

***

Themeluar nga SHBA, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia për të mbështetur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003.

Që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese. Që prej vitit 2014, Kosova ka shprehur dëshirën për të qenë anëtare me të drejta të plota e Kartës së Adriatikut.

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik