Postuar më : 19 Prill 2017

Mbështesim projektet e të rinjve që guxojnë

Tre vjet më parë, disa të rinj në Kamëz u bashkuan për të krijuar një hapësirë idesh të lira. Ata krijuan Qendrën rinore “ATA” dhe prej asokohe kanë tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj që shpalosin idetë e tyre, dedikuar kryesisht kulturës. Në hapësirën e tyre të vogël mund gjesh të shfaqet herë një dokumentar i realizuar prej tyre, herë një ekspozitë pikture e herë një workshop. Për qendrën, Kryeministri Rama ka mësuar rastësisht në Facebook, gjatë komunikimit me një prej aktivistëve të saj, Ilirin, të cilit i shprehu më pas dëshirën për të vizituar qendrën dhe takuar këta të rinj me ide ambicioze për të riformësuar qytetin e ëndrrave të tyre. “Modeli që ju keni krijuar me njëri-tjetrin si fillim është model rezistence ndaj kotësisë, mërzisë që kthehet në mallkim e ankesa. Ju jeni ilustrim i shprehjes së Nënë Terezës, “mos mallko errësirën, por ndiz një qiri”. Nëse të gjithë ndezin nga një qiri, nuk ka më errësirë. Potenciali është i madh dhe e keni ju në dorë. Shteti duhet të jetë partner, por jo partner ekskluziv. Marrëdhënia me strukturat shtetërore të jetë marrëdhënie partneriteti.”

Në mur qëndron i varur projekti më i ri, një hartë ku secili prej tyre ka projektuar qytetin që dëshiron, i identifikuar si pika referimi të qytetit që duan. Aurora ka projektuar në këtë hartë një park lojërash të munguar. Armiri një muze që të dokumentojë qytetin. Albanit i mungon hapësira ku të lexojë dhe mundohet që kafen ta kthejë në bibliotekë. Ndaj pika që ka zgjedhur në hartë është një bibliotekë. Kryeministri i nxiti që idetë e tyre të mos i lënë në letër, por t’i kthejnë në projekte.

 “Ajo që bën diferencën, - theksoi Kryeministri, - është se duhet gjetur mënyra që këto ide të bëhen projekte. Janë projektet që bëjnë të mundur afrimin e partnerëve dhe financimin. Ëalt Disney e thoshte shumë të bukur “dallimin midis ëndrrës dhe realitetit e bën projekti”. Për ta kthyer një ëndërr me sy hapur në realitet e për të bindur të tjerët, duhet një projekt i besueshëm, bindës dhe tërheqës. Nëse nga kjo fazë kaloni në një fazë që gjithë këto pika të mund të kthehen në pika referimi jo vetëm në letër, por edhe atje jashtë, atëherë duhet menduar si mund të bëhen projekt.”

Projekti, shtoi Kryeministri, mund të kthehet në vetëpunësim. “Nëse do të bëni disa projekte dhe fitoni financimin, ju do të jeni të vëtëpunësuar dhe do ta shikoni sesi nga ia projekt do të gjeneroni të mira publike dhe ekonomike. Kjo është plotësisht e mundur.”

Kryeministri  i inkurajoi në ndjekjen e ëndrrave të tyre, të cilat i quajti frymëzuese për një qytet më të bukur, me hapësira publike cilësore dhe jetë kulturore. “Impakti i hapësirës publike që ka shije, që transmeton të bukurën është shumë herë më i fortë, sesa çdo lloj përpjekje apo force tjetër, për të vendosur një lloj sjellje të re bashkëjetese. Unë besoj shumë tek kjo pjesë. Mund të shtrosh asfalt, por nuk e sjell atë ndryshim në mënyrën e të parit të hapësirës e njëri-tjetrit, që sjellin hapësirat publike cilësore. Ato sjellin ekonominë e të gjitha, sepse njeriu ndjehet i dinjitetshëm.”

Kryeministri pati një bisedë të hapur ku të rinjtë shpalosën idetë e ëndrrat e tyre dhe Kryeministri rrëfeu shumë nga eksperiencat e tij. Ishin skeptikë nga takimet me politikanë, por  e mirëpresim me kënaqësi këtë vizitë, tha Diana, një nga aktivistet që në ditët e para të Qendrës, sepse “kur flitet në një hapësirë të tillë lirie që është apartiake dhe kur trokitet në derë është mirë të ulemi e të flasim. Këtë e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë.”

“Ide shumë e gabuar, - nënvizoi Kryeministri, - sidomos në realitete si i yni, të mendosh se duke i qëndruar politikës e njerëzve që merren me politikë larg ruan shëndetin tënd. E kundërta është e vërtetë, sa më shumë njerëz i qëndrojnë larg, aq më shumë politika është mjet në duart e më pak njerëzve. Ideja që i qëndron larg është prapë gabim, sepse gjithë kjo që tregoni ju lidhet me politikën, qoftë si pasojë, qoftë si nevojë e politikës.”

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik