Postuar më : 13 Maj 2017

Mbrëmja e Çmimeve të Kampionatit të IX Botëror të Fluturimeve të Lira

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të kampionatit të IX Botëror të Fluturimeve të Lira, i cili u zhvillua pikërisht në Vlorë, me praninë e personaliteteve të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore të vendit.

Ky event finalizoi 10 ditë të mbushura me emocione fluturimesh dhe gare, gjatë të cilave janë realizuar 1200 fluturime, nga pilotë prej 28 vendeve të botës, si dhe janë shënuar disa rekorde të reja botërore.

Duke përshëndetur, Kryeministri Edi Rama përgëzoi organizatorët e kampionatit, në mënyrë të veçantë drejtuesin e tij, personazhin e njohur të sportit të fluturimeve të lira  Alket Islami. “Dua të them se megjithë respektin e madh për gjithë këta kampionë që u ngjitën këtu dhe për gjithë ata që marrin pjesë, ka një njeri që këtu ka meritat e vërteta që s’janë as meritat e qeverise, as meritat e bashkisë, as meritat e askujt tjetër, por vetëm të këtij zotërisë që unë kam këtu në krah. Sepse të fluturosh mbas të parit është kollaj, por të fluturosh i pari është problem. Ky ishte i pari zog që pamë në qiell, dhe pastaj e gjetëm mes nesh dhe unë dua realisht ta falënderoj Alketin për gjithë aftësinë e tij për të qënë i çmendur deri në fund dhe jam i bindur që do plakesh i çmendur, do vdesësh i çmendur.”

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik