Postuar më : 11 Qershor 2017

Projektet e Rilindjes Urbane jashtë qendrave të qyteteve

Projektet e Rilindjes Urbane po shtrihen gjithnjë e më shumë jashtë qendrave të  qyteteve, drejt zonave të lëna në harresë prej dekadash. Shembulli i fundit është përroi i Leshnicës në Kavajë, i cili nga një kanal llumi e mbetjesh, po kthehet në një mol për varkat dhe zonë pedonale për banorët e zonës, e plotësuar edhe me një pistë për biçikletat.

Kryeministri Edi Rama u njoh nga përfaqësues të Bashkisë së Kavajës dhe drejtues të punimeve me fazën tjetër të projektit për rikualifikimin urban të të gjithë zonës. “Faza e dytë ka ndriçimin, stolat, gjelbërimin një pjesë, parkimet. Ka qenë një katrahurë dhe për ta sjellë në këto nivele ishte një punë e jashtëzakonshme.”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një vizitë në xhaminë e Kavajës, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë të këtij qyteti një muaj të shenjtë të Ramazanit të lehtë e të pranuar.  

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik