Postuar më : 12 Qershor 2017

Rilindja Urbane në rrugët turistike

Rruga Shkodër-Velipojë, tejet e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit turistik i është nënshtruar projektit për rikonstruksionin e saj, falë programit të Rilindjes Urbane. Rruga ka tre lote dhe paralelisht punimet po zhvillohen në të 3 lotet. 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci inspektoi ecurinë e punimeve për këtë segment rrugor.

Drejtoi i FSHZH Benet Beci shpjegoi se me projektin e ri të rrugës, një pjesë e saj devijon kalimin në zonat e banuara, duke shkurtuar distancën dhe duke krijuar mundësi për shpejtësi më të lartë dhe lehtësim të trafikut nëpër fshatra. “E gjithë rruga është 18 kilometra. Janë 20 milion dollarë investimi që ka filluar dhe po punohet paralel në të tre lotet. Një pjesë e rrugës del jashtë linjës, është një pjesë e rrugës së re, e cila eliminon zonat e banuara që krijon një mundësi për shpejtësi më të lartë edhe për trafikun, për ta spostuar nga fshatrat. Të gjithë parametrat janë të rregulluar. Rruga shkon 7 metra e gjerë, me asfalte, ndriçimin e zonave të banuara.”

Ndërsa u njoh me projektin, kryeministri kërkoi që ajo të kompletohet sipas të gjithë parametrave të një rruge turistike, ku një vend të rëndësishëm zë gjelbërimi. “Të shtonim dhe një fond tjetër më pas për ta bërë të gjithën si kurorë pemësh, sepse kjo është rrugë turistike. E dyta, ura duhet bërë edhe si vepër arti në kuptimin e mirë të fjalës, jo thjeshtë  vepër arti në kuptimin inxhinerik. Rëndësi ka që pas çerek shekulli u bë.”

Gjithashtu, kryeministri kërkoi që projekti i rikonstruksionit të saj të jetë në kombinim të plotë edhe projektet infrastrukturore për zonat e brendshme të Velipojës. “Rruga duhet kombinuar me gjithë rehabilitimin urban brenda përbrenda Velipojës dhe me zonat e brendshme. Të bëjmë një financim të përbashkët me fondin e Bankës Botërore për turizmin,  një pjesë nga fondet e qeverisë edhe të bëjmë një ristrukturim të plotë.”

***

Fabrika e mbledhjes dhe përpunimit të bimëve aromatike dhe medicinale në Malësinë e Madhe, është e njohur për aktivitetin e saj brenda dhe jashtë vendit. Sipërmarrësi që e drejton atë është përfitues i fondeve të qeverisë për mbështetjen e agrobiznesit, përmes të cilave ai pati mundësi ta zgjerojë biznesin e tij, duke rritur ndjeshëm numrin e të punësuarve direkt dhe indirekt në sipërmarrjen e tij.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot këtë fabrikë dhe u takua me sipërmarrësin dhe punonjës të saj. Sipërmarrësi tregon se tashmë ai e prezanton me krenari fabrikën e tij, prodhimet e së cilës eksportohen në Amerikë. “E kam sistemuar, më ka dalë bukur dhe kur vijnë amerikanët të paktën prezantohem siç duhet.”

Interesimit të kryeministrit për shtimin e volumit të punës, si dhe të numrit të të punësuarve në të gjithë zinxhirin, sipërmarrësi iu përgjigj: "Është rritur 70% kërkesa e tregut se është rritur cilësia. Nga Malësia janë 400 fermerë, që i kam me nipt. Ka dhe nga Gjirokastra, Kukësi. Mund të shkojnë 10-11 mijë.”

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik