Postuar më : 09 Gusht 2017

Sekretari i Shtetit Tillerson ofron mbështetjen e qeverisë amerikane

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot një telefonatë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin për fitoren kuptimplotë në zgjedhje. Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, të pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe të shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit. 

Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendëspresidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon. 

Kryeministri Rama e ka falenderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë - Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë. 

Në pjesën e fundit biseda është shtrirë tek roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta. Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, çka është pritur me shumë interes nga bashkëbiseduesi. 

Biseda telefonike mes të dyve ka zgjatur më shumë se njëzetë minuta.

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik