Postuar më : 03 Shkurt 2017

Projekligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 03 Shkurt 2017

Projekligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 03 Shkurt 2017
 
 
V E N D I M
 
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.81/2016, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME””
 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83 pika 2 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.81/2016, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme””, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI 
NIKO PELESHI 
***
P R O J E K T L I GJ
PËR 
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.81/2016, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikave 1 e 2, 84, pika 4, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Në ligjin nr.81/2016, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
Neni 1​
 
Në pikën 1, të nenit 1, fjalët “... deri më 28 shkurt 2017 ...” bëhen “... deri më 31 maj 2017 ...”.
 
Neni 2
 
Në fund të pikës 3, të nenit 2, shtohen fjalët “... ose 2017, sipas datës së kryerjes së rivlerësimit.”.
 
Neni 3
 
Në nenin 5, fjalët “... dhe i shtrin efektet deri në datën 28 shkurt 2017” zëvendësohen me “... dhe i shtrin efektet deri në datën 31 maj 2017”.
 
Neni 4
 
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik