Postuar më : 05 Prill 2017

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 05 Prill 2017

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 05 Prill 2017
 
V E N D I M
PËR


 PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “MBËSHTETJE PËR HARMONIZIMIN E LEGJISLACIONIT EKONOMIK DHE TREGTAR ME AKTET LIGJORE TË BE-SË””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me aktet ligjore të BE-së””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH,  NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “MBËSHTETJE PËR HARMONIZIMIN E LEGJISLACIONIT EKONOMIK DHE TREGTAR ME AKTET LIGJORE TË BE-SË”

 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me aktet ligjore të BE-së”.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE RAJONAL, NXITJA E PUNËSIMIT DHE ARSIMI PROFESIONAL (SHTIM FONDESH)”” 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional (shtim fondesh)””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE RAJONAL, NXITJA E PUNËSIMIT DHE ARSIMI PROFESIONAL (SHTIM FONDESH)”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional (shtim fondesh)”.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLlKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLlKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË NGURTA DHE EKONOMIA RICIKLUESE NË RESPEKT TË MJEDISIT””
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLlKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLlKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË NGURTA DHE EKONOMIA RICIKLUESE NË RESPEKT TË MJEDISIT”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR.7 TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.174/2013” 
 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit nr.7 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr.174/2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR.7 TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË,  TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.174/2013
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:  
 
Neni 1
 
Ratifikimin e ndryshimit nr.7 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr.174/2013, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROJEKTIN “AFTËSI PËR PUNË, FAZA E PARË , 1 TETOR 2015 - 28 SHKURT 2019””
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e  ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:  
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë, faza e parë, 1 tetor 2015 - 28 shkurt 2019””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i  bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROJEKTIN “AFTËSI PËR PUNË, FAZA E PARË , 1 TETOR 2015 - 28 SHKURT 2019”
 
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë, faza e parë, 1 tetor 2015- 28 shkurt 2019”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I INTEGRUAR I RAJONIT BREGDETAR””
 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për zbatimin e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i integruar i rajonit bregdetar””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
 RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK  PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM  I INTEGRUAR I RAJONIT BREGDETAR”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për zbatimin e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i integruar i rajonit bregdetar”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesë përbërëse e tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR RATIFIKIMIN, MARRËVESHJES, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT RAJONAL PËR SHQIPËRINË
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit për “Ratifikimin e marrëveshjes  për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit  të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për shqipërinë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
 RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN, DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT RAJONAL PËR SHQIPËRINË
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “RUAJTJA E AGROBIODIVERSITETIT NË SHQIPËRINË RURALE”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLlKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLlKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “RUAJTJA E AGROBIODIVERSITETIT NË SHQIPËRINË RURALE”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE RAJONAL, NXITJA E PUNËSIMIT DHE ARSIMI PROFESIONAL”” 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE RAJONAL, NXITJA E PUNËSIMIT DHE ARSIMI PROFESIONAL” 
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional”.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
P R O J E K T L I GJ 
PËR
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
 
Në  mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
Neni 1
 
Shkronja “c”, e nenit 7, ndryshon, si më poshtë vijon:
“c) shërbime arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, shërbimet e përfaqësimit nga avokati në arbitrazh dhe në proceset gjyqësore, shërbimet noteriale, avokatët e caktuar kryesisht, si dhe ekspertizës për nevoja të procedimit penal, rregulluar sipas Kodit të Procedurës Penale.”.
 
Neni 2
 
Në  shkronjën “g”, të pikës 2, të nenit 13, përpara fjalëve “...rekomandimet e organeve audituese për procedurat e prokurimit,” shtohet folja “shqyrton”.
 
Neni 3
 
Nenet 19/1, 19/2, 19/ 3, 19/4, 19/5, 19/6 dhe 19/7, ndryshohen, si më poshtë vijon:
 
“Neni 19/1
Komisioni i Prokurimit Publik
 
1. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj.
 
2. Komisioni i Prokurimit Publik është person juridik publik, i pavarur, që financohet nga buxheti i shtetit.
 
3. Komisioni i Prokurimit Publik merr vendime mbi ankesat e paraqitura para tij, duke mbajtur parasysh, përveç parimeve të përgjithshme të përmendura në nenin 2, të këtij ligji edhe parimet e mëposhtme: paanshmërinë në shqyrtimin e ankesave, qëndrueshmërinë në vendimmarrje, ligjshmërinë, shpejtësinë dhe efiçencën, aksesin, karakterin publik si edhe parimin e kontradiktoritetit.
 
Neni 19/2
Përbërja, zgjedhja dhe mandati i Komisionit të Prokurimit Publik
 
1. Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët një kryetar dhe një nënkryetar.
 
2. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik emërohen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave. 
 
3. Këshilli i Ministrave publikon njoftimin për aplikim, të paktën, gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të kryetarit apo anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, dhe/ose jo më vonë se 30 ditë nga dita e përfundimit të parakohshëm të mandatit, sipas nenit 19/5. Këshilli i Ministrave, pasi shqyrton aplikimet e paraqitura dhe verifikon nëse kandidatët plotësojnë kriteret për emërim, i dërgon Kuvendit listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes, si dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për emërim.
 
4. Gjatë përzgjedhjes së kryetarit dhe/ose anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, Kuvendi nuk është i detyruar të ndjekë renditjen e paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Nëse vlerësohet e nevojshme, Kuvendi ka të drejtë të ftojë për intervistë kandidatët që plotësojnë kriteret për emërim. 
 
5. Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik duhet të ketë diplomë në drejtësi dhe zgjidhet me një shumicë votash të të gjithë anëtarëve në mbledhjen e parë të këtij Komisioni. Në rast të largimit nga detyra të nënkryetarit, për ndonjë nga shkaqet e parashikuara në këtë ligj, Komisioni, me plotësimin e numrit të anëtarëve të tij mblidhet për të përzgjedhur nënkryetarin e ri.
 
6. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik kanë një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
 
7. Anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, përfitojnë pagë mujore dhe/ose shpërblime të tjera financiare në të njëjtën masë me gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
 
8. Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik përfitojnë një pagë mujore, respektivisht 10% dhe 5% më të lartë se anëtarët e tjerë. 
 
9. Kryetari dhe/ose në mungesë të tij nënkryetari, përfaqëson Komisionin e Prokurimit Publik në marrëdhënie me të tretët si edhe në marrëdhënie me institucionet dhe organizmat e tjerë, vendas apo të huaj. 
 
10. Rregullat e detajuara mbi procedurën përzgjedhëse, sipas pikës 3, të këtij neni, miratohen nga Këshilli i Ministrave.
 
Neni 19/3
Kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik
 
1. Anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik, mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:
 
a) Ka zotësi të plotë për të vepruar;
b) Ka arsim të lartë në drejtësi;
c) Me përjashtim të nënkryetarit, njëri prej anëtarëve mund të ketë diplomë në inxhinieri, ekonomi apo ndonjë fushë të ngjashme;
ç) Ka mbi 8 vite përvojë pune, nga të cilat, të paktën, 3 vite në fushën e prokurimeve.
 
2. Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:
 
a) Ka zotësi të plotë për të vepruar;
b) Ka arsim të lartë në drejtësi;
c) Ka  mbi 8 vite përvojë pune, nga të cilat, të paktën, 3 vite në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 vite në një pozicion drejtues.
 
3. Nuk mund të zgjidhet anëtar apo kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, personi që:
 
a)  ka qenë i/e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
b) është larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore ose ka ndonjë masë disiplinore në fuqi.
 
Neni 19/4
Papajtueshmëritë e funksionit të anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik
 
 
Funksioni i kryetarit dhe i anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik është i papajtueshëm me:
 
a) anëtarësimin në partitë politike dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre;
b) administrimin apo drejtimin e shoqërive tregtare, personalisht ose me anë përfaqësimi;
c) çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe/ose veprimtarive kërkimore shkencore.
 
Neni 19/5
Mbarimi i funksionit të kryetarit apo anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik
 
1. Funksioni i kryetarit dhe anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik mbaron me përfundimin e mandatit ose para kohe kur:
 
a)  jep dorëheqjen;
b) dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
c) është, për një periudhë 6-mujore, në pamundësi fizike për të ushtruar detyrën dhe/ose humbet përfundimisht aftësinë për të ushtruar detyrën.
 
2. Kryetari apo anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik shkarkohet nga Kuvendi, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë, si më poshtë:
 
a)  Për shkelje të dispozitave të këtij ligji apo të akteve të tjera ligjore;
b) Për kryerjen e një veprimtarie që krijon konflikt interesash, në përputhje me legjislacionin që rregullon konfliktin e interesave;
c) Nëse zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij.
 
3. Në rastin e konstatimit të njërës prej shkeljeve, sipas pikës 2 më sipër, Kuvendi, me propozim të komisionit parlamentar përgjegjës, pezullon nga detyra kryetarin apo anëtarin për të cilin është konstatuar shkelja, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë.
 
Neni 19/6
Struktura dhe organika e Komisionit të Prokurimit Publik
 
1. Struktura dhe organika e Komisionit të Prokurimit Publik miratohen nga Kuvendi, referuar përcaktimeve të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006.
 
2. Numri i punonjësve dhe buxheti i Komisionit të Prokurimit Publik miratohen nga Kuvendi, referuar përcaktimeve të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008.
 
3. Punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ndërsa personeli ndihmës emërohet nga kryetari dhe marrëdhëniet e tyre të punës rregullohen nga Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë.
  
 
Neni 19/7
 Veprimtaria e Komisionit të Prokurimit Publik
 
1. Komisioni i Prokurimit Publik shqyrton ankesat e paraqitura prej tij kur në mbledhje janë të pranishëm, të paktën, 3 nga 5 anëtarët e tij, një prej të cilëve kryetari apo nënkryetari. Në përfundim të shqyrtimit të ankesave, Komisioni vendos me shumicë votash.
 
2. Vendimet e marra nga Komisioni janë administrativisht përfundimtare. Këto vendime mund të ankimohen në Gjykatën Administrative, në përputhje me nenin 64/3, të këtij ligji.
 
3. Në përfundim të shqyrtimit, vendimi i marrë nga komisioni, përveç palëve në proces u bëhet i njohur edhe subjekteve të tjera që preken nga ky vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të këtij institucioni, brenda 2 ditëve nga dalja e tij.
 
4. Askush nuk duhet të ndikojë mbi anëtarët e komisionit në vendimmarrje. Çdo përpjekje, e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të ndikuar, dënohet me gjobë, sipas këtij ligji, pavarësisht procedimit civil apo penal, që mund të ketë filluar.
 
5. Rregullat e hollësishme të organizimit dhe të funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik, miratohen nga vetë Komisioni me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij.”.
 
Neni 4
 
Pas nenit 19/7, shtohen nenet 19/8 dhe 19/9, me këtë përmbajtje:
 
“Neni 19/8
Përjashtimi nga shqyrtimi i ankesave i kryetarit, anëtarëve apo punonjësve
 
1. Kryetari, anëtarët apo punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik nuk mund të marrin vendim apo të marrin pjesë në procesin vendimmarrës lidhur me një ankesë, në rastet kur ata kanë ndonjë lidhje apo marrëdhënie çfarëdo me ankimuesin apo operatorin ekonomik, përfaqësuesin ligjor apo të autorizuar prej tij apo me përfaqësuesit ligjorë, ndonjë nga anëtarët e strukturave administrative apo mbikëqyrëse të ankimuesit, ose me stafin përgjegjës të autoritetit kontraktor, përfshirë këtu marrëdhënie biznesi apo marrëdhënie familjare të drejtpërdrejtë ose farefisnore deri në shkallë të dytë, lidhje martesore, edhe në rast divorci ose marrëdhënie krushqie deri në shkallë të dytë si edhe në rast të verifikimit të shkaqeve të tjera për përjashtim, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative. 
 
2. Kryetari, anëtarët apo punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik nuk mund të marrin vendim apo të marrin pjesë në procesin vendimmarrës lidhur me një ankesë në rastet kur ata kanë qenë të punësuar më parë nga autoriteti kontraktor apo operatori ekonomik palë në proces, pa kaluar, të paktën, 2 vjet nga përfundimi i marrëdhënieve të punës. 
 
3. Palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë përjashtimin e kryetarit, anëtarëve apo punonjësve të Komisionit të Prokurimit Publik nga marrja e vendimit apo procesi vendimmarrës lidhur me një ankesë të paraqitur, kur konstatojnë një nga rastet e parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni. Në këtë rast, vendimi për përjashtimin e një anëtari apo një punonjësi të Komisionit të Prokurimit Publik merret nga kryetari ndërsa vendimi për përjashtimin e kryetarit merret nga Komisioni të Prokurimit Publik i kryesuar nga nënkryetari, me shumicë votash. 
 
Neni 19/9
Raportimi
 
1. Komisioni i Prokurimit Publik përgatit raportin vjetor, i cili i prezantohet Kuvendit nga kryetari në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës. 
 
2. Përmbajtja e detajuar e raportit vjetor do të përcaktohet në rregullat e organizimit dhe funksionimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Raporti vjetor duhet të përmbajë, të paktën, të dhënat e mëposhtme:
 
a) Numrin total të ankimimeve dhe vlerën e tyre për secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është paraqitur ankimi;
b) Numrin total të ankimimeve të refuzuara dhe vlerën e tyre, për secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është paraqitur ankimi; 
c) Numrin total të ankimimeve të pranuara dhe vlerën e tyre për secilin autoritet kontraktor, llojin e procedurës së prokurimit, si dhe fazën e procesit për të cilin është paraqitur ankimi;
ç) Numrin e vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik të ankimuara në Gjykatën Administrative;
d) Kushtet për pranimin e ankimimeve dhe arsyet më të zakonshme për paraqitjen e ankimeve;
dh) Informacion mbi problematikat e indetifikuara në funksionimin e sistemit të ankimit për prokurimin publik.
 
3. Me kërkesë të Kuvendit, Komisioni i Prokurimit Publik mund të raportojë edhe për periudha më të shkurtra kohore apo për çështje të caktuara. 
 
4. Raporti vjetor i Komisionit të Prokurimit Publik publikohet në faqen e internetit të këtij institucioni.”. 
 
Neni 5
 
Në nenin 45 bëhen këto ndryshime:
 
1. Emërtimi i këtij neni “Kriteret e përjashtimit të kandidatëve ose ofertuesve” ndryshon në “Kriteret e skualifikimit të kandidatëve ose ofertuesve”.
 
2. Pika 1, ndryshon, si më poshtë:
 
“1. Autoriteti kontraktor, skualifikon nga një procedurë prokurimi çdo kandidat ose ofertues, kur ka të dhëna se janë ose kanë qenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për ndonjë nga veprat e mëposhtme:
a) Pjesëmarrje në organizatë kriminale;
b) Korrupsion;
c) Mashtrim;
ç) Pastrim parash, vepra për qëllime terroriste.
d) Falsifikim.”.
 
3. Në fjalinë e parë të pikës 2, fjalët “…përjashtohet nga pjesëmarrja në një procedurë…” zëvendësohen me “...skualifikohet nga një procedurë...”.
 
4. Në shkronjën “e”, të pikës 2, fjalët “…këtë seksion,” zëvendësohen me “...këtë kre,”.  
 
Neni 6
 
Në nenin 47 bëhen këto ndryshime:
 
1. Emërtimi i këtij neni “Skualifikimi i ofertuesve” ndryshon në “Raportimi i skualifikimit”.
 
2. Në fjalinë e parë fjalët “.., deri në fazën e shpalljes së kontratës fituese.”, zëvendësohen me “..., deri në momentin e lidhjes së kontratës.”.
 
Neni 7
 
Emërtimi i kreut VII “Procedurat e rishikimit administrativ” ndryshon në  “Procedurat e ankimit administrativ”.
 
Neni 8
 
Pika 9, e nenit 63, ndryshon, si më poshtë:
 
“9. Me marrjen e ankesës me shkrim të ankimuesit, Komisioni i Prokurimit Publik përgjigjet me shkrim lidhur me përmbushjen e elementëve formalë të ankimit, brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e punës. Kur për shqyrtimin e ankesës i kërkohet informacion apo dokumentacion autoritetit kontraktor, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim, jo më vonë se 15 ditë pas marrjes së informacionit apo dokumentacionit të kërkuar.
 
Përjashtimisht, nëse Komisioni i Prokurimit Publik, për shkaqe të ligjshme nuk arrin të marrë një vendim brenda afatit 15 ditor, duhet t’i bëjë të ditur palëve në proces, arsyet e mosmarrjes së këtij vendimi. Nga ky moment, brenda 15 ditëve, Komisioni i Prokurimit Publik ka detyrimin të dalë me vendimin përfundimtar për shqyrtimin e ankesës.”.
 
Neni 9
 
Në pikën 1, të nenit 64/3, fjalët “Palët kanë të drejtë që,...” zëvendësohen me “Palët në proces dhe subjektet e tjera të prekura kanë të drejtë që,...”.
 
Neni 10
 
Shkronja “e”, e pikës 1, e nenit 72, ndryshon, si vijon
 
“e) mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në nenin 33, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 20 000 lekë deri 1 000 000 lekë.”.
 
Neni 11
 
Pas nenit 76/2, në kreun X, shtohen nenet 76/3, 76/4 dhe 76/5, me këtë përmbajtje:
 
“Neni 76/3
Përzgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit
 
1. Mandati i kryetarit dhe anëtarëve ekzistues të Komisionit të Prokurimit Publik përfundon më 1 janar 2018. 
 
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, në përputhje me parashikimet e neneve 19/2, pika 3, dhe 19/3, të këtij ligji, të shpallë njoftimin për aplikim, për përzgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të rinj brenda datës 1 korrik 2017. 
 
4. Në rast se kryetari dhe/ose anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik nuk emërohen deri në datën 1 janar 2018, sipas parashikimeve të nenit 19/2, anëtarët aktualë do të qëndrojnë përkohësisht në detyrë, deri në përfundimin e procedurës së emërimit. 
 
3. Të zgjedhurit sipas dispozitave të këtij ligji, gjatë mandatit të parë të tyre ushtrojnë funksionet përkatëse si më poshtë: kryetari dhe nënkryetari për një periudhë 5-vjeçare dhe tre anëtarët e tjerë për një periudhë 3-vjeçare.
 
 
Neni 76/4
Ankesat në proces
 
1. Për shqyrtimin e ankesave të paraqitura në Komisionin e Prokurimit Publik përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë të zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në momentin e paraqitjes së ankesës. 
 
2. Për shqyrtimin e ankesave të paraqitura pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, Komisioni i Prokurimit Publik do të zbatojë rregullat për organizimin dhe funksionimin që janë në fuqi, për sa kohë që ato nuk vijnë në kundërshtim me këtë ligj. Këto rregulla do të zbatohen deri në miratimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përputhje me pikën 2, të nenit 76/5 të këtij ligji. 
 
Neni 76/5
Aktet nënligjore
 
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore sipas parashikimeve të pikës 10, të nenit 19/2, të këtij ligji.
 
2. Ngarkohet Komisioni i Prokurimit Publik që, brenda 30 ditëve nga fillimi i punës/emërimi, të miratojë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tij në përputhje me parashikimet e pikës 5, të nenit 19/7, të këtij ligji.”.
 
 
K R Y E T A R I
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës me propozimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave,
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionin shoqërues që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
NJË SHTESË NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
Neni 1
 
Pas pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
 
“3. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. 
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
 
K R Y E T A R I
ILIR META
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik