Postuar më : 20 Tetor 2016

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Tetor 2016

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Tetor 2016
 
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR MASAT E SHTETEVE PORTUALE PËR TË PARANDALUAR, FRENUAR DHE ELIMINUAR PESHKIMIN E PALIGJSHËM, TË PARAPORTUAR DHE TË PARREGULLUAR”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për masat e shteteve portuale për të parandaluar, frenuar dhe eliminuar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR 
 
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR MASAT E SHTETEVE PORTUALE PËR TË PARANDALUAR, FRENUAR DHE ELIMINUAR PESHKIMIN E PALIGJSHËM, TË PARAPORTUAR DHE TË PARREGULLUAR
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për masat e shteteve portuale për të parandaluar, frenuar dhe eliminuar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar, sipas tekstit bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse të këtij ligji.
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I ASISTENCËS SOCIALE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.84/2012” 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e  ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
  
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, të ratifikuar me ligjin nr.84/2012”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I ASISTENCËS SOCIALE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.84/2012 
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, ratifikuar me ligjin nr.84/2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik