Postuar më : 03 Maj 2017

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Maj 2017

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Maj 2017: 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,  TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE,  DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FUQIZIMI I QENDRËS TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

### 

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FUQIZIMI I QENDRËS TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:  
 
Neni 1
 
Ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E T A R I

ILIR META

                                                     

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik