Postuar më : 05 Tetor 2016

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Tetor 2016

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Tetor 2016 
 
 
 
V E N D I M
 
PËR
 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR, PËR NGRITJEN E ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR” 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
 
###
 
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET VENDEVETË BALLKANIT PERËNDIMOR, PËR NGRITJEN E ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR 
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS NDRYSHUESE TË KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE SHOQËRIVE “SICPA SECURITY SOLUTIONS, S.A.” E “SICPA SECURITY SOLUTIONS, ALBANIA”, SH.P.K., “PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, DIZENJIMIN, PRODHIMIN DHE NGRITJEN E NJË SISTEMI PËR EMETIMIN, SHPËRNDARJEN, GJETJEN  DHE MONITORIMIN E PULLAVE FISKALE E TË PULLAVE TË KONTROLLIT TË BARNAVE”, MIRATUAR ME LIGJIN NR.10381, DATË 24.2.2011”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions, s.a.” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, sh.p.k., “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”, të miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
 
EDI RAMA
 
###
 
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
 
MIRATIMIN E KONTRATËS NDRYSHUESE TË KONTRATËSSË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE SHOQËRIVE “SICPA SECURITY SOLUTIONS, S.A.” E “SICPA SECURITY SOLUTIONS, ALBANIA”, SH.P.K., “PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, DIZENJIMIN, PRODHIMIN DHE NGRITJEN E NJË SISTEMI PËR EMETIMIN, SHPËRNDARJEN, GJETJEN DHE MONITORIMIN E PULLAVE FISKALE E TË PULLAVE TË KONTROLLIT TË BARNAVE”, MIRATUAR ME LIGJIN NR.10381, DATË 24.2.2011
 
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
 
V E N D O S I:
 
 
Neni 1
 
Miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions, s.a.” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, sh.p.k., “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”, të miratuar me  ligjin nr.10381, datë 24.2.2011, sipas tekstit të kontratës ndryshuese që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
 
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE. 
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik