Postuar më : 20 Prill 2016

Udhëzim i miratuar në datën 20 Prill 2016

Udhëzim i miratuar në datën 20 Prill 2016
 
U DH Ë Z I M
PËR
 
SHFUQIZIMIN E UDHËZIMIT NR.3, DATË 27.11.2013,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË UDHËZIMIT NR.1, DATË 18.7.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT E DHËNIES ME QIRA TË TOKAVE BUJQËSORE TË PANDARA””
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës  dhe  të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Udhëzimi nr.3, datë 27.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e përkohshëm të udhëzimit nr.1, datë 18.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara””, shfuqizohet. 
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe kryetarët e bashkive, në juridiksionin e të cilave ndodhen tokat bujqësore të pandara, objekt i qiradhënies, për zbatimin e këtij udhëzimi.
 
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*Shënim: Bazuar në nenin 117 të kushtetutës së RSH dhe nenit 29 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e këshillit të ministrave, vendimet e këshillit të ministrave publikohen në fletoren zyrtare dhe hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Drejtoria e Komunikimit pranë Këshillit të Ministrave përpiqet të botojë në kohën më të shpejtë të mundshme vendimet e mbledhjeve të qeverisë, por versioni zyrtar dhe hyrja e tyre në fuqi bëhet vetëm pasi vendimi botohet ne QBZ. Shpeshherë, vendimet e këshillit të ministrave kanë nevojë për zbardhje të mëtejshme, çka e vonon publikimin e tyre në këtë faqe.
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik