Postuar më : 06 Gusht 2014

Udhëzim i miratuar në datën 6 gusht 2014

Udhëzim i miratuar në datën 6 gusht 2014


U DH Ë Z I M

PËR


MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2014


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave


U DH Ë Z O N:



1.    Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2014, të jetë 39 482 (tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e tetëdhjetë e dy) lekë/m², për sipërfaqe shfrytëzimi.

2.    Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2014, të jetë sipas tabelave nr.1, nr.2 e nr.3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.

3.    Për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

4.    Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu refereuar zonave të afërta.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA


Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik