Postuar më : 30 Shtator 2013

VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, MIRATUAR NË DATËN 30 SHTATOR 2013

VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MIRATUAR NË DATËN 30 SHTATOR 2013

 

VENDIME:

 

1. Për disa ndryshime në vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

 

2. Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.

 

3. Shfuqizimin e vendimit nr.718, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit paraprak për lejimin e punësimit, pas lirimit nga detyra, të një anëtari të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.

 

4. Për shfuqizimin e vendimit nr.684, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Ministrisë së Drejtësisë, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike””.

 

5. Për shfuqizimin e vendimit nr.630, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për disa projekte të sistemit gjyqësor”.

 

6. Për shfuqizimin e vendimit nr.671, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.180, datë 13.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse””.

 

7. Për shfuqizimin e vendimit nr.534, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”, të ndryshuar”.

 

8. Për shfuqizimin e vendimit nr.592, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2014 - 2016”.

 

9. Për shfuqizimin e vendimit nr.722, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj)”.

 

10. Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe studimin e termave të referencës për propozimet e paraqitura nga subjektet e interesuara në lidhje me Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

 

11. Për shfuqizimin e vendimit nr.475, datë 10.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.

 

12. Për shfuqizimin e vendimit nr.725, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj””.

 

13. Për shfuqizimin e vendimit nr.679, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer””.

 

14. Për shfuqizimin e vendimit nr.753, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Arsti””.

 

15. Për shfuqizimin e vendimit nr.692, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kaçinar””.

 

16. Për shfuqizimin e vendimit nr.689, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac””.

 

17. Për shfuqizimin e vendimit nr.690, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lusen””.

 

18. Për shfuqizimin e vendimit nr.724, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën për zgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katundi Vjetër dhe Reja e Velës””.

 

19. Për shfuqizimin e vendimit nr.654, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë “Krastë - Krujë”, Krujë, që do të përdoret nga shoqëria “Shpresa-Al”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror”.

 

20. Për shfuqizimin e vendimit nr.774, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.
 

21. Për shfuqizimin e vendimit nr.700, datë 21.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.

 

22. Për shfuqizimin e vendimit nr.641, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim“Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë””.

 

23. Për shfuqizimin e vendimit nr.556, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në Porto - Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.””.

 

24. Për shfuqizimin e vendimit nr.761, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Vërtop, Berat, të sipërfaqes 12 969 m2,  nga trualli funksional i pronës nr.1029, me emërtim “Ish-reparti  ushtarak nr.5013”, Vërtop, Berat, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”.

 

25. Për një shtesë në vendimin nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”.

 

26. Për shfuqizimin e vendimit nr.600, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

 

27. Për shfuqizimin e vendimit nr.379, datë 2.5.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për përcaktimin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, si përfaqësuese në këshillin administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e përfituesve të këtij fondi”.

 

28. Për shfuqizimin e vendimit nr.555, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe vajit të bërsive të ullirit”.

 

29. Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në e zonat/çështjet me rëndësi kombëtare dhe në territor.

 

30. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

 

31. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

32. Për një shtesë në vendimin nr.835, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”.

 

 

 

 

 

Shkruaj Mesazh

Shkruaj Kryeministrit

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapsira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

100 Ditë

Raport publik