Postuar më : 28 Dhjetor 2016

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Dhjetor 2016

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Dhjetor 2016
 
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TEK AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT, TË OBJEKTIT NR.52, ME EMËRTIM “ARKIVI I RI”, BRENDA TERRITORIT TË PRONËS NR.12, ME EMËRTIM “KOMANDA E DOKTRINËS  DHE STËRVITJES”,  ME VENDNDODHJE LAGJJA NR.10, RRUGA   E DIBRËS, TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të                               ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes tek Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të objektit nr.52, me emërtim “Arkivi i ri”, brenda territorit të pronës nr.12, me emërtim “Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes”, me vendndodhje lagjja nr.10, Rruga e Dibrës, Tiranë, sipas planimetrisë që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për ushtrimin e aktivitetit të këtij institucioni, për të cilin është krijuar.
 
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të hiqet objekti nr.52, me emërtim “Arkivi i ri”, brenda territorit të pronës nr.12, me emërtim “Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes”, me vendndodhje lagjja nr.10, Rruga e Dibrës, Tiranë.
 
3. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcakuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë atë në përdorim të tretëve.
 
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE BASHKIA KURBIN, TË OBJEKTIT DHE TRUALLIT FUNKSIONAL TË PRONËS NR.1148, ME EMËRTIM “ISH-ESKU”,  ME VENDNDODHJE NË LAÇ, KURBIN, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR, DHE NË VENDIMIN NR.467, DATË 18.7.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË LAÇ, TË QARKUT TË LEZHËS”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Kurbin, të objektit dhe truallit funksional të pronës nr.1148, me emërtim “Ish-ESKU”, me vendndodhje në Laç, Kurbin, sipas planvendosjes bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi, për ta përdorur për akomodimin e administratës dhe për ushtrimin e funksioneve të veta administrative.
 
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, hiqet prona nr.1148, me emërtim “Ish-ESKU”, me vendndodhje në Laç, Kurbin, dhe shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore që i kanë kaluar në pronësi ose në përdorim Bashkisë Kurbin, miratuar me vendimin nr.467, datë 18.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Laç, të qarkut të lezhës”.
 
3. Bashkisë Kurbin i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
 
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkisë Kurbin, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR

KALIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES  TE BASHKIA POLIÇAN, TË PRONËS NR.1072, ME EMËRTIM “KOMBINATI MEKANIK, UZINA NR.1”, ME VENDNDODHJE NË POLIÇAN, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR, DHE NË VENDIMIN NR.207, DATË 9.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË POLIÇAN, TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Poliçan, të pronës nr.1072, me emërtim “Kombinati Mekanik, Uzina Nr.1”, me vendndodhje në Poliçan, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, për ta përdorur për nevoja administrative, për realizimin e funksioneve ekonomike, social-kulturore, për grumbullimin e produkteve bujqësore e blegtorale dhe për kryerjen e funksioneve të tjera, sipas ligjit.
 
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, të hiqet prona nr.1072, me emërtim “Kombinati Mekanik, Uzina Nr.1”, me vendndodhje në Poliçan, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme që i kanë kaluar në pronësi ose në përdorim Bashkisë Poliçan, miratuar me vendimin nr.207, datë 9.3.2011, të Këshillit të Ministrave. 
 
3. Bashkisë Poliçan i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
 
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkisë Poliçan, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA),  PËR PROJEKTIN “SIGURIA E DIGAVE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9965, DATË 24.7.2008
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr.9965,                       datë 24.7.2008, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 
 
 
K R Y E M I N I S T R I
    EDI  RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                      ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
Znj. Olijana Ifti, zëvendësministër i Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN SHTESË TË PROJEKTIT “SIGURIA E DIGAVE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.40/2012 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të projektit “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr.40/2012, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.250,  DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK”,    TË NDRYSHUAR 
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Në vendimin nr.250, datë 24.4.2003 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Drejtorinë e Policisë së Shtetit, shtohen pronat, sipas formularëve (fletët 1-6 dhe 9), bashkëlidhur këtij vendimi.
b) Në listën e inventarit, përmasat e pronës, me emërtimin “Komisariati i Policisë Kamëz”, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara, sipas formularit (fleta 7), bashkëlidhur këtij vendimi.
c) Në listën e inventarit hiqet prona me emërtimin “ish-Drejtoria e Policisë së Qarkut, Komisariati i Policisë Fier”, me komponentë përbërës, me numrat rendorë 1-16, sipas formularit (fleta 8), bashkëlidhur këtij vendimi.
Lista përbëhet gjithsej nga 9 (nëntë) fletë dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
 
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. 
 
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.408, DATË 8.5.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR DËMSHPËRBLIMIN PËR KAFSHËT E ELIMINUARA”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 49, të ligjit nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr. 408, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
1. Në të gjithë vendimin, emërtimi “drejtoria rajonale e bujqësisë në qark (DRB)” zëvendësohet me emërtimin “drejtoria e bujqësisë (DB)”;
 
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje: 
 
“1.1 Pronarët e kafshëve, të cilat kanë ngordhur si pasojë e prekjes nga sëmundja e Dermatozës Nodulare të Gjedhit,dëmshpërblehen fizikisht me kafshë, sipas pikës 13, të këtij vendimi”.
 
3. Në pikën 2, fjalia e parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“2. Janë subjekt dëmshpërblimi sipas pikave 1 dhe 1.1, të këtij vendimi, vetëm pronarët e kafshëve, të cilat:”. 
4. Në pikën 4, fjalët “…një përfaqësues i shërbimit veterinar të njësisë së qeverisjes vendore…” zëvendësohen me “…një përfaqësues i qeverisjes vendore…”.
 
5. Në pikën 7, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, si më poshtë vijon:
 
“d) menjëherë, pas konfirmimit zyrtar, në rastin e sëmundjes së Dermatozës Nodulare të Gjedhit.”.
 
6. Në fund të pikës 9 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: 
 
“Ky komision kryen edhe vlerësimin e dokumentacionit në rastin e dëmshpërblimit fizikisht me kafshë.”.
 
7. Në pikën 11, në fund të fjalisë së parë shtohen fjalët “…ose procesverbalin e dëmshpërblimit fizik në kafshë…”.
 
8. Në fund të pikës 13 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
 
“Dëmshpërblimi fizik me kafshë do të bëhet në përputhje me procedurat e prokurimit public, sipas legjislacionit në fuqi.”.
 
9. Pika 14 riformulohet, si më poshtë vijon: 
 
“14. Titullari i DB-së nxjerr aktin për dëmshpërblimin e pronarit të kafshës, i cili duhet të zbatohet nga DB-ja brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dalja e aktit të dëmshpërblimit, me përjashtim të rastit kur dëmshpërblimi bëhet fizik, me kafshë, për të cilat ndiqen procedurat e prokurimit publik, sipas legjislacionit në fuqi.”.
 
10. Pika 17 ndryshohet, me këtë përmbajtje: 
 
“17. Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore.”.
 
  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.599,  DATË 23.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAGESAVE QË KRYHEN NË AKEP, PËR CAKTIMIN                                DHE PËRDORIMIN E FREKUENCAVE, TË NUMRAVE  DHE TË SERIVE NUMERIKE”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 119,  pika 2, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I: 
 
Në lidhjen nr.1, të vendimit nr.599, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
1. Në pikën 2.1, “Shërbimi publik i lëvizshëm tokësor”, fjalët “...Pagesat vjetore për përdorimin e frekuencave radio për shërbimin telefonik publik të lëvizshëm tokësor (GSM, UMTS 900/1800 MHz dhe UMTS (1900-1980) dhe (2010-2170) MHz, do të llogariten sipas të dhënave të tabelës nr.1...” zëvendësohen me “...Pagesat vjetore për përdorimin e frekuencave radio për sistemet e lëvizshme tokësore (GSM, UMTS / LTE/ WiMAX) dhe për rrjetet e komunikimit fiks/i lëvizshëm, përfshirë ata IMT, do të llogariten sipas të dhënave të tabelës nr.1...”.
 
2. Në fund të pikës 2.6, pas tabelës 9 shtohet shënimi: “Shënim: Pagesa sipas pikës 2.5, e tabelës 9, nuk aplikohet për licencat/lejet e përkohshme, deri në tre muaj, të radioamatorëve të huaj që zotërojnë licenca të tipit CEPT.”.
 
3. Në tabelën 10, të pikës 3, fjalët “...Shërbimi paging (63)...”, zëvendësohen me “...Shërbimi paging...”.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.884, DATË 16.12.2016,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPËRBLIMIN  DHE KOMPENSIMIN E DISA KATEGORIVE TË VEÇANTA  PËR FESTAT E FUNDVITIT, 2016”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,                      datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Pika 2 e vendimit nr.884, datë 16.12.2016, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si vijon: 
 
“Efektet financiare të përballohen në masën 90 000 000 (nëntëdhjetë milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe në masën                                              122 000 000 (njëqind e njëzet e dy milionë) lekë nga fondi i kontingjencës, të miratuar për vitin 2016. Pjesa tjetër të përballohet nga buxheti i vitit 2016, zëri “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.”. 
 
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.
   
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
 
 
***
 
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.599, DATË 23.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAGESAVE QË KRYHEN NË AKEP, PËR CAKTIMIN                                DHE PËRDORIMIN E FREKUENCAVE, TË NUMRAVE DHE TË SERIVE NUMERIKE”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 119,                    pika 2, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave 
 
 
V E N D O S I: 
 
 
Në lidhjen nr.1, të vendimit nr.599, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
4. Në pikën 2.1, “Shërbimi publik i lëvizshëm tokësor”, fjalët “...Pagesat vjetore për përdorimin e frekuencave radio për shërbimin telefonik publik të lëvizshëm tokësor (GSM, UMTS 900/1800 MHz dhe UMTS (1900-1980) dhe (2010-2170) MHz, do të llogariten sipas të dhënave të tabelës nr.1...” zëvendësohen me “...Pagesat vjetore për përdorimin e frekuencave radio për sistemet e lëvizshme tokësore (GSM, UMTS / LTE/ WiMAX) dhe për rrjetet e komunikimit fiks/i lëvizshëm, përfshirë ata IMT, do të llogariten sipas të dhënave të tabelës nr.1...”.
 
5. Në fund të pikës 2.6, pas tabelës 9 shtohet shënimi: “Shënim: Pagesa sipas pikës 2.5, e tabelës 9, nuk aplikohet për licencat/lejet e përkohshme, deri në tre muaj, të radioamatorëve të huaj që zotërojnë licenca të tipit CEPT.”.
 
6. Në tabelën 10, të pikës 3, fjalët “...Shërbimi paging (63)...”, zëvendësohen me “...Shërbimi paging...”.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
 DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.759,  DATË 12.11.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR LICENCIMIN PROFESIONAL TË INDIVIDËVE   DHE PERSONAVE JURIDIKË QË DO TË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E STUDIMIT E TË PROJEKTIMIT NË NDËRTIM DHE MBIKËQYRJES E KOLAUDIMIT TË PUNIMEVE TË ZBATIMIT NË NDËRTIM”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 52, të ligjit                   nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
1. Pika 1, e vendimit, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“1. Çdo individ apo person juridik, që kërkon të ushtrojë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe të mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim duhet të pajiset me licencën profesionale përkatëse dhe të regjistrohet në regjistrat profesionalë të subjekteve të licencuara në këto fusha, bazuar në rregulloren bashkëlidhur këtij vendimi.”.
 
2. Pas nënndarjes së gjashtë, të pikës 2, shtohen nënndarjet dhe paragrafi, si më poshtë vijon:
 
“- një përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë;
- një përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë;
- një përfaqësues nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar;
- një përfaqësues nga Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha.
 
Anëtarët e komisionit shpërblehen për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në komision sipas akteve nënligjore në fuqi, që përcaktojnë masën e shpërblimit për anëtarët e këshillave, të bordeve apo komisioneve në njësitë e qeverisjes qendrore.”.
 
3. Rregullorja që i bashkëlidhet vendimit nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me rrregulloren që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM, TË RISHIKUAR, 2017-2019
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9936,                  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm, të rishikuar, për periudhën 2017-2019, sipas dokumentit që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
 
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT DHE TË BUXHETIT TË VITIT 2017 PËR ZYRËN E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, dhe 22, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe të nenit 29, të ligjit nr.9936/2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e programit të Shërbimit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2017, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi. 
 
2. Miratimin e buxhetit për programin e Shërbimit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2017, sipas shtojcave 2 dhe 3, që i bashkëlidhen dhe janë pjesë përbërëse e këtij vendimi. 
 
3. Ngarkohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2017.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
 
 
***
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR ETIKETIMIN  E ENERGJISË SË LLAMBAVE DHE TË NDRIÇUESVE ELEKTRIKË”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.68/2012, “Për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e rregullit teknik “Për etiketimin e energjisë së llambave dhe të  ndriçuesve elektrikë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 21, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe të pikës 4, të nenit 6, të ligjit nr.90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Struktura e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga BE-ja, të jetë sipas skemës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
2. Organika e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga BE-ja, të jetë sipas skemës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
3. Numri i punonjësve të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga BE-ja, të jetë, gjithsej, 16 veta.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*** 
 
V E N D I M
PËR 
 
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.1139, DATË 24.11.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË AUTOMJETEVE DHE TË SHOFERËVE NË DISPOZICION TË MINISTRIVE DHE TË INSTITUCIONEVE QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
 
1. Vendimi nr.1139, datë 24.11.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e numrit të automjeteve dhe të shoferëve në dispozicion të ministrive dhe të institucioneve qendrore”, i  ndryshuar, shfuqizohet.
 
2. Ngarkohen njësitë e qeverisjes qendrore që, brenda datës 15 janar 2017, të dorëzojnë në Ministrinë e Financave të dhënat në nivel ministrie/institucioni qendror të pavarur për:
 
- numrin aktual të mjeteve të transportit në dispozicion;
- numrin e punonjësve në funksionin “shofer”, miratuar në strukturën organike aktuale. 
 
3. Ngarkohet Ministria e Financave që të iniciojë vendimin përkatës për përcaktimin e numrit të automjeteve dhe të shoferëve në dispozicion të ministrive dhe të institucioneve qendrore.
 
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 EDI RAMA
 
*** 
 
 V E N D I M 
PËR 
MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE OPERATIVE, PËR VITIN 2017, PËR ENTIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të          ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e planit të shpenzimeve operative, për vitin 2017, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, në shumën 47 323 000 (dyzet e shtatë milionë e treqind e njëzet e tre mijë) lekë, sipas pasqyrës nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
 
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR NDËRTIMIN  DHE ADMINISTRIMIN E IMPIANTIT TË PËRPUNIMIT TË MBETJEVE URBANE TË QARKUT FIER DHE PRODHIMIN                       E ENERGJISË”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të                             ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit së Mjedisit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë” sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Fier.
 
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë sipërfaqe “tokë truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 46 299 060 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekësh.
 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 46 299 060 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit të përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., si subjekti që garanton të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij procesi.
 
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
 
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Fier. 
 
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda                     30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
 
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
10. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe Bashkia Fier për zbatimin e këtij vendimi.
 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M 
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,  QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “LEVAN-TEPELENË (SHTESA)”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të                             ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Levan-Tepelenë (shtesa)”.
 
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
 
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “drurë frutorë”, në vlerën prej 4 375 756 (katër milionë e treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh, nga të cilat: 
 
a) për “arë”, me sipërfaqe 11018 (njëmbëdhjetë mijë e tetëmbëdhjetë)  m2, vlerë 1 234 016 (një milion e dyqind e tridhjetë e katër mijë e gjashtëmbëdhjetë) lekë;
b) për “truall”, me sipërfaqe 312 (treqind e dymbëdhjetë) m2, me vlerë              39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) lekë. 
c) për “pyll”, me sipërfaqe 21 638 (njëzete një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tetë) m2, me vlerë 2 163 800 (dy milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e tetëqind) lekë;
ç) për “drurë frutorë”, me vlerë 938 940 (nëntëqind e tridhjetë e tetë mijë e nëntëqind e dyzet) lekë.                                
 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “drurë frutorë”, prej  4 375 756 (katër milionë e treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve, në Bankën e Shqipërisë.
 
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
 
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
 
7. Pronarët e pasurive të përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. 
 
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6, dhe 7, të këtij vendimi.
 
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tepelenë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
 
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tepelenë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra  Vendore e  Regjistrimit të Pasurive  të  Paluajtshme Tepelenë, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe Këshilli i Qarkut Gjirokastër për  zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  
 
        
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,   QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “TRE URAT LESKOVIK”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të                 ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
 
2. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tre Urat Leskovik”. 
 
3. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
 
4. Pronarët e pasurive  të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë” dhe “pyll”, me një shumë të përgjithshme prej 780 560 (shtatëqind e tetëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekësh, nga të cilat:
- arë, me sipërfaqe  885 m2, me vlerë 84 960 (tetëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë) lekë;          
- pyll, me sipërfaqe 6 956 m2, me vlerë 695 600 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind) lekë. 
 
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë” dhe “pyll”, prej                   780 560 (shtatëqind e tetëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekësh, do të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë.  
 
6. Shpenzimet procedurale, në vlerën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
 
7. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
 
8. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë  pronësie”, do të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
 
9. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
 
10. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë dhe Përmet, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
 
11. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë dhe Përmet të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
 
12. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme Kolonjë dhe Përmet, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe Këshilli i Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
 
  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*** 
 
V E N D I M 
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,  QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA LINDORE SHKODËR DHE UNAZA SHKODËR-RUS”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të                         ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Shkodër dhe Unaza Shkodër-Rus”.
 
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive  të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “truall” dhe “objekte”, në vlerën prej  33 805 453 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e tre) lekësh, nga të cilat:
 
a) për “truall”, me sipërfaqe  2 001.4 (dy mijë e një pikë katër) m2, me vlerë 20 630 843 (njëzet milionë e gjashtëqind e tridhjetë mijë e tetëqind e dyzet e tre) lekë; 
b) për “objekte”, me vlerë 13 174 610 (trembëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekë.
        
4. Vlera përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “truall” dhe “objekte”, prej                33 805 453 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e tre) lekësh, të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë. 
 
5. Shpenzimet proedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
 
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të përmendur në listën, që  i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë  pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. 
 
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6, dhe 7, të këtij vendimi.
 
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme Shkodër, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe Këshilli i Qarkut Shkodër për  zbatimin e këtij vendimi.
 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  
 
        
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*** 
 
V E N D I M
PËR
 MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTESËS NR.1 DHE SHTESËS NR.2 TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN PËR PROGRAMIN KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË, NË KUADRIN E KOMPONENTIT IPA “ASISTENCA E TRANZICIONIT DHE MBËSHTETJA INSTITUCIONALE”, PËR VITIN 2013
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Miratimin, në parim, të shtesës nr.1 dhe shtesës nr.2 të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian për programin kombëtar për Shqipërinë, në kuadrin e komponentit IPA “Asistenca e tranzicionit dhe mbështetja institucionale”, për vitin 2013, sipas dokumenteve bashkëlidhur këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Shkruaj Mesazh

Kontakto me Kryeministrin

Shkruaj Mesazh

Reportazhe Eksklusive

Dokumentarë

Reportazhe Eksklusive

Për Gazetarët

Hapësira Mediatike

Për Gazetarët

Raport publik

300 Ditë

Raport publik