Preambul

Kemi vizionin dhe guximin që duke ndryshuar vetveten, të ndryshojmë shoqërinë dhe vendin. Të ndërtojmë Shqipërinë e shekullit XXI.

Preambul
Integrimi në Bashkimin Evropian
Integrimi në Bashkimin Evropian

Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të përbëjnë përparësinë e veprimit politik të shumicës së re.

Shqipëria Evropiane, në rajon dhe në botë

Programi ynë qeverisës për politikën e jashtme synon të rritë cilësinë dhe të përshpejtojë ritmin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, besueshmërinë në rajon dhe strukturat euro-atlantike. 

Shqipëria Evropiane, në rajon dhe në botë
Shteti i së Drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë
Shteti i së Drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë

Qeveria angazhohet për të rikthyer besimin e publikut në një Shqipëri më të sigurt, ku forca e ligjit vlen për të gjithë në mënyrë të barabartë, në përmbushje dhe respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Zhvillimi Ekonomik

Do të ndërtojmë me urgjencë “profilin” apo “portretin” e ekonomisë shqiptare të dy dekadave në vazhdim, të identifikuar nëpërmjet disa sektorëve prioritarë si energjia, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, arsimi dhe shërbimet.

Zhvillimi Ekonomik
Shërbimet Publike
Shërbimet Publike

Ne jemi zotuar se shërbimet publike nuk do të varen nga xhepi, por nga nevoja. Shërbime për të gjithë, shërbime cilësore e në përputhje të plotë me standardet evropiane.