Rinia

Dy në tre të rinj shqiptare janë të papunë. Rinia, si pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare vuan shkallën më të lartë të papunësisë nga të gjithë grupmoshat. Tejet e rëndë është gjendja e punësimit dhe e mundësive të të rinjve në zonat rurale.

Do të krijojmë e zbatojmë Programin Kombëtar për Nxitjen e Sipermarrjes Rinore dhe e Korpusit Kombëtar të të Rinjve, si edhe themelimi i Programit të Formimit Profesional në Punë («çirakëria»).

Do të krijohet një fond i veçantë për rijetësimin e organizatave rinore, ngritjen e Qendrave Rinore, ku të rinjtë e talentuar do të ndihmohen e fuqizohen për zhvillimin e potencialit të tyre krijues.

Do të krijohen “Inkubatorët e Biznesit Rinor” që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra, kryerjen e aktivitetit dhe lehtësira administrative.

Do të nxitet sistemi i kredive dhe mikrokredive, si dhe do të krijohen lehtësira fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.

Do të nxitet sistemi i kredive dhe mikrokredive, si dhe do të krijohen lehtësirave fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.