Arben Ahmetaj

Ministër i Financave

Arben Ahmetaj

Z. Arben Ahmetaj, ka lindur më 28 qershor të vitit 1969, në qytetin e Gjirokastrës. Ai është i martuar me znj. Albina Mançka, dhe ka dy vajza, Livia dhe Kejsi.

Z. Ahmetaj mban titullin Doktor i Shkencave në fus­hën e Sigurisë Energjitike, Siguri Ndërkombëtare, prej Universitetit të Bukureshtit (2005-2009). Ai është diplomuar prej Universitetit të Tiranës për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze në vitin 1991. Ka kryer në vitin 1996, Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universi­teti i Kentucky, SHBA.

Z. Arben Ahmetaj është Anëtar i Parlamentit Shqip­tar, i zgjedhur në Legjislaturën XVIII-XIX, Qarku Korçë - Gjirokastër. Është pjesë e Grupit Parlam­entar të Partisë Socialiste dhe anëtar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Në karrierën e tij të mëparshme ka mbajtur rolin e Zëvendësministrit në Minis­trinë e Integrimit Evropian, (2004-2005) dhe rolin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, (2003-2004).

Ka kryer Funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Tatimeve të Shqipërisë dhe ka qënë përg­jegjës për hartimin e politikave të reja dhe të legjisla­cionit të ri (Kodi i ri Fiskal, akcizat dhe legjislacioni i ri për taksën e drejtpërdrejtë). Në vitet 1992-1993, ka kryer funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Finan­cave si dhe asistent i thesarit të SHBA.

Gjithashtu z. Ahmetaj ka marrë pjesë dhe ka kryer projekte studimi me Universitetin e Georgetown, Ed­mund Walsh School of Foreign Service, Uashington, SHBA, Universiteti Harvard, Menaxhimin e Konf­likteve në Kohën e Teknologjisë së Informacionit (Athinë). Ai është autor i një sërë punimesh shken­core.

Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane, greke, si dhe është njohës i gjuhës ruse.
www.financa.gov.al