Gazment Bardhi

Ministër i Drejtësisë

Gazment Bardhi

Z. Gazment Bardhi, u lind në Kavajë më 6 Korrik 1986.

Ai përfundoj studimet shkëlqyeshëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2008.

Menjëherë është bërë pjesë e administratës publike, dhe ka punuar si specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit për një periudhë 4 vjecare. Më tej, ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë për reformat në sistemin e drejtësisë, si dhe si Drejtor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit. Gazment Bardhi ka qenë gjithashtu anëtar i Bordit Drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme dhe Komisionit të Disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Z. Bardhi nga Nëntori i vitit 2013 ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Ligjor të Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, ku ka qenë i përfshirë në reformat e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi. Në Korrik 2016 është caktuar edhe si ekspert pranë Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi. Më datë 22 Maj 2017, z. Bardhi është emëruar Ministër i Drejtësisë. Z. Bardhi është autor i disa shkrimeve në fushën e drejtësisë, si dhe ka shërbyer edhe si përfaqësues ligjor në Gjykatën Kushtetuese për Ministrinë e Drejtësisë dhe një grup deputetësh.