Arben Beqiri

Ministër i Shëndetësisë

Arben Beqiri

Z. Arben Beqiri është diplomuar si mjek i përgjithshëm në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1988. Ai është specializuar si kirurg i përgjithshëm, në të njëjtin fakultet, në vitin 1993. Gjatë karrierës së tij profesionale ka bërë një sërë kualifikimesh në universitetet më të mira të botës, si në SHBA, Belgjikë etj. 

Mban titullin “Profesor” që prej 2016-s.

Në vitin 2013 ka mbajtur postin e zëvendës/rektorit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Me një eksperiencë mbi 20 vjeçare si pedagog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë, z. Beqiri njihet si një prej kirurgëve më të mirë në vend. Është i vetmi kirurg shqiptar, fitues i bursës prestigjioze Fulbright të aplikuar në National Naval, Medical Center në Uashington DC të SHBA-ve (Spitali i Kongresit Amerikan).

Z. Beqiri ka realizuar 1 vit kërkime shkencore në Universitetin Katolik në Leuven, Belgjikë.

Ai ka qenë pionier i teknikave të reja kirurgjikale, kryesisht në fushën e kirurgjisë endoskopike dhe laparoskopike, duke aplikuar për herë të parë në vendin tonë disa prej tyre.  Z. Arben Beqiri është ndër të vetmit mjekë shqiptarë anëtar i Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë dhe Endoskopisë Gastrointestinale (Society of American Gastrointestinal and Endoscopic Surgeons, SAGES).

I njohur në literaturën ndërkombëtare për publikimin e tij në revistën prestigjioze amerikane “Gastrointestinal Endoscopy” që në vitin 1997, të një teknike që përshkruhet për herë të parë prej vetë autorit, kirurgu ka një kontribut të rëndësishëm në fushën e kirurgjisë.


www.shendetesia.gov.al