Sokol Dervishaj

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

Sokol Dervishaj

Sokol Dervishaj ka lindur në Tiranë më 22 Nëntor 1969. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Është betuar si Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës më 9 shtator 2016. Ka shërbyer më parë në detyrën e Zëvendës-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2010 – 2013), i ngarkuar me Çështjet e Energjisë, si dhe Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme (2013 – 2015). Ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 – 2011. Ka shërbyer si Drejtor i Kabinetit në Kuvendin e Republikës (2015 – Shtator). Ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ka kryer detyra të ndryshme si Specialist në Drejtorinë Rajonale, Shef i Sektorit të Çështjeve të Sigurisë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euro-Atlantik (1998 – 2000), Këshilltar i Ministrit (2003), si dhe Drejtor i Kabinetit të Zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme (2009 – 2010).

Ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes në detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit (2000-2002) dhe në Ministrinë e Brëndshme në detyrën e Shefit të Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (1997 – 1998). Është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Gjuhës Angleze. Mban gradën Master për Studime Ndërkombëtare nga “King’s College”, Universiteti i Londrës (2003), si dhe studimeve të thelluara pas-universitare në “Royal College of Defence Studies”, Londër (2002). Ka ndjekur kursin e nivelit të lartë në Diplomacinë e Mbrojtjes në “Royal Military College of Sciences” Britani e Madhe (2001), si dhe kursin ekzekutiv të Universitetit të Harvardit, “Shkolla Kennedy e Qeverisjes” (2012). Është përzgjedhur “Memorial Marshall Fellow” i “German Marshall Fund of Unites States” në fushën e marrëdhënieve Trans-Atlantike (2006), si dhe programin e Lidershipit te Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit në Çështjet e Politikës së Jashtme (2008).

 

www.transporti.gov.al