Ermonela Felaj

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ermonela Felaj

Znj. Ermonela Valikaj Felaj  lindi në Berat më 9 Nëntor 1976. Ajo është e martuar me Z. Bledar Valikaj dhe ka një vajzë që quhet Hera.

Znj. Felaj në korrik 1999 ka perfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe ne vitin  2002 ka perfunduar studimet ne Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”.

Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009.

Znj. Ermonela Valikaj Felaj  është zgjedhur për dy mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe ne ato te vitit 2013. Gjithashtu ka qënë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Keshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë.

Znj. Felaj zotëron shumë mire gjuhën frënge, italiane dhe njeh gjuhën angleze.

 

www.marredhenietmeparlamentin.gov.al