Mirela Karabina

Ministër i Arsimit dhe Sportit

Mirela Karabina

Znj. Mirela Karabina, ka lindur në Elbasan më 26 Maj 1966, e martuar me z.Petrit Karabina, me dy fëmijë, Megi dhe Tielma.

Znj. Karabina ka përfunduar studimet universitare në programin e studimit Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan në vitin 1988. Pas përfundimit të studimeve ka dhënë kontributin e saj në sektorin e arsimit parauniversitar si mësuese e drejtuese e institucioneve arsimore në vend si dhe eksperte e fushave të edukimit dhe metodave të mësimdhënies.

Gjithashtu, Znj. Karabina është angazhuar si personel akademik në institucionet e arsimit të lartë si pedagoge e lëndëve të menaxhimit dhe administrimit të arsimit, kurrikulës shkollore, metodave të mësimdhënies dhe trajnimit të mësuesve.

Aktualisht, është në proces të përfundimit të studimeve të Doktoratës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, të Universitetit të Tiranës.

Gjatë kësaj periudhe ka kryer me sukses programe trajnimi dhe certifikimi në fushën e edukimit dhe menaxhimit të sistemit arsimor të ofruara nga organizma ndërkombëtarë dhe institucione arsimore.