Xhulieta Kërtusha

Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Xhulieta Kërtusha

Znj. Xhulieta Kërtusha lindi në Durrës në 09.06.1979. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, neë Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe ato pas universitare në “Menaxhimin e energjisë dhe vlerësimin e projekteve për investime në energji”, “Platforma kompiuterike për analizën dinamike dhe statike të sistemit elektroenergjetik”, “Operimi i sistemeve elektrike të fuqisë në kushtet e tregut të energjisë”.

Gjatë 12 viteve ka punuar në Koorporatën Energjitike Shqiptare dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ish-CEZ Shpërndarje, si Drejtoreshë e Furnizuesit Publik me Shumicë dhe Drejtoreshë e Njësise së Blerjes së Energjisë dhe Zhvillimit Rajonal të Tregut. Duke marrë pjesë gjithashtu si anëtar i grupit të punës të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, Modelin e Tregut, Rregullat e Tregut, Kodin e Rrjetit, Rregulloret e Importit / Eksportit, Rregullat e Kapacitetve te Interkonjeksionit në Shqipëri.

Gjithashtu se fundmi si Menaxhere Operimi të Hidrocentraleve të STATKRAFT në Shqipëri.