Blendi Klosi

Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Blendi Klosi

Z. Blendi Klosi lindi në Tiranë më 17.01.1971.

Z. Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas u angazhua si pedagog. Gjate viteve 1994-1996 z. Klosi ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike.

Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit. Veprimtaria politike e z. Klosi është e mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit gjatë periudhës 2002-2004 dhe Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në vitin 2004-2005.

Gjithashtu, z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe që nga viti 2005 mbanë pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti.

Z. Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet, përfaqësues i Grupi Parlamentar të Partisë Sociale në 4 legjislatura, aktualisht është përfaqësues i Qarkut të Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.