Ylli Manjani

Ministër i Drejtësisë

Ylli Manjani

Z. Ylli Manjani ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Oslos dhe Universitetin Leiden në studime të specializuara për të Drejtën Evropiane. 

Angazhimi i tij politik përfshin aktivizimin si nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Shqipërisë dhe Anëtar i Kuvendit , Sekretar për Zgjedhjet i Partisë Socialiste të Shqipërisë. 

Z. Manjani ka një përvojë të gjerë në administratën publike, organizata ndërkombëtare dhe institutet kërkimore ligjore. Ndër postet më të rëndësishme të mbajtura prej tij janë ato të Sekretarit  të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Këshilltar Juridik dhe Politik i Kryeministrit të Shqipërisë dhe Zëvendësministër, në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 

Është gjithashtu i përfshirë në fushën akademike, ku vlen të theksohet angazhimi si lektor dhe autor i librave: E Drejta Administrative për Studentët dhe Komentar për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.