Saimir Tahiri

Ministër i Punëve të Brendshme

Saimir Tahiri

Z. Saimir Tahiri u lind më datë 30 Tetor 1979, në Ti­ranë. Është i martuar me Fatlindën dhe ka një djalë me emrin Drini.

Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri. Ka përfunduar studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Ti­ranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Në vitin 2009, zgjidhet përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, në Legjislaturën XVIII të tij. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funk­sionin e Nënkryetarit të Grupit Paralmentar. Që prej vitit 2011, Saimir Tahiri zgjidhet dhe ushtron detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 - 2013 ka qënë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Që prej vitit 2008 mban titullin Avokat. Në vitet 2006 - 2008 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakulte­tit të Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore të larta.

Ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe ital­iane.
 

www.punetebrendshme.gov.al