SHQIPËRIA SOLIDARE  

Nisur nga solidariteti dhe interesimi i lartë i shqiptarëve kudo ku ndodhen, si dhe duke pasur parasysh nevojën për ta bërë më të shpejtë, më të lehtë dhe transparent, kontributin e çdokujt që dëshiron të japë ndihmën e tij në çdolloj forme është vënë në dispozicion një adresë e vetme në platformën digjitale e-Albania.

Në faqen hyrëse të platformës e-Albania janë tre rubrika të veçanta, sipas formës së kontributit:

Dhuro online;

Kontribuo në llogaritë bankare;

Kontribut tjetër.

Mjafton një klik mbi një nga rubrikat më sipër dhe kushdo mund të zgjedhë formën e tij të kontributit.

Të gjitha kontributet e ndihmat tuaja do të adresohen nga struktura e posaçme shtetërore e Emergjencës Civile, për të lehtësuar dhe mbështetur qytetarët dhe familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore madhore.

https://e-albania.al/dhuro